Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës, Hajrajt kërkojnë lirinë në Apelin e Tiranës

TIRANE- 5 të arrestuarit lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës kërkojnë lirinë në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Bajram Hajri, Leonard Hajri (babë e bir), Elton Hajri , Olsi Turja dhe Festim Bexhdili kanë depozituar kërkesën për liri e cila do të shqyrtohet në seancën që do të mbahet në datën 19 shkurt. Ndërkohë gazetari Arsen Rusta raporton se javën e ardhshme, gjykata të caktojë ndaj tyre një tjetër masë sigurie, pasi tashmë ata po hetohen si grup i strukturuar kriminal.

Për ngjarjen e rëndë të ndodhur rreth një muaj më parë vijon të jetë në kërkim, djali tjetër i Bajram Hajrit, Altin Hajri, që është edhe pronari i resortit luksoz ku u dërgua pengu Jan Prenga.

Policia ka dyshime se pengmarrja dhe më tej vrasja e Jan Prengës në kompleksin 'Golden' në Shijak, është bërë për shkak të prishjes së pazareve të drogës, pasi vëllai i Prengës në Angli merrej me trafik kokaine dhe ka cënuar interesat e grupeve kriminale në Shqipëri me bazë në Vlorë, Shijak dhe Shkodër, pjesë e të cilëve dyshohet të jetë edhe Altin Hajri.

Ky i fundit i ka shpëtuar drejtësisë në shumë raste, edhe për tentativën e vrasjes së fqinjit të tij pasi dyshohet se nuk i shlyeu detyrimin për punët hidraulike që ai kreu në kompleksin 'Golden' e cila nga 7 vjet në shkallë të parë u rrëzua si dënim nga Apeli, Altin Hajri merr goditjen e parë pasurore nga struktura Anti-KÇK e cila sipas ligjit vë në filtër edhe pasuritë që janë në emër të personave të afërm.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jani: 14/02/2020 14:43

    Lirojini se jane burra te mire...keta e duan plumbin ne koke...pa gjygj sic ja bente enveri.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'