Luan Mema, marinari i Peshkarexhes “Celepia2” që ishte marre peng nga egiptiani Adel Mohamed Salam është kthyer sot në Shqipëri, por është shoqëruar për në ambientet e policisë ku dhe është marrë në pyetje nga ekspertët për grabitjen e anijes.
 
Ai u lirua nga autoritet egjiptiane, te cilat sot vendosën ta ekstradonin në Shqipëri, por forcat e policisë e vendosën që ta pyesin për të hedhur më shumë dritë mbi rrëmbimin e anijes “Celepia2”

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Mema ka deklaruar përpara grupit hetimor se, ai është lidhur nga pengmarrësi dhe se i është dhënë ilaç gjumi.

Ndëkrohë, sa i përket marinarit tjetër, Mema ka shtuar se nuk ka asnjë informacion për fatin e tij.

"Egjiptiani më dha ilaç gjumi, nuk mbaj mend asgjë. Nuk di çfarë ka ndodhur me kapitenin Dhimitër Malja. Kur u zgjova, egjiptiani më kishte lidhur dhe kuptova që ishim në det në hapur. Nuk e kam parë kapitenin. Nuk e di se çfarë ka ndodhur” ka thënë ai. 

Pas dëshmisë së Memës, policia ka vendosur që të marrë disa kampionë gjaku të tij, në mënyrë që ti analizojë nëse në trupin e tij vërtetë ka gjurmë ilaçi gjumi, apo gjithçka është një inskenim.

Ndërkohë ende mister fati i kapitenit të anijes, Dhimitër Malja, i cili prej me shumë se një muaji rezulton i zhdukur, teksa ishte pengu i dyte në anijen “Celepia 2” që u rrëmbye në Durrës nga marinari egjitpian Adel Muhamed Salam.

Ky i fundit është liruar pak ditë më parë nga autoritet egjiptiane, teksa ka pohuar se Dhimitër Maljan e ka hedhur në det në afërsi të ishullit të Kretës. 

Salam asokohe pretendoi se e mori peng anijen” Celepia 2” pasi pronarët e saj i kishin një borxh prej 70 mijë eurosh.

luan mema
Luan Mema

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)