TIRANE - Një i shumëkërkuar nga interpoli për akuzën e pengmarrjes së një biznesmeni italian në fund të 2012 është vetëdorëzuar sot në mëngjes në komisariatin e Krujës. Emiljano Shota në një prononcim për Tv A1 Report tha se po dorëzohej pasi ishte penduar për atë që kishte kishte bërë.
Sipas policisë Emiljano Shota, nga Bila e Fushë Krujës, është kapoja i bandës i cili mori peng biznesmentin Italian Andrea Calevo në Genova të italisë në fund të dhjetorit 2012 dhe u mbajt peng për 15 ditë rresht duke kërkuar si shpërblim tetë milionë euro.
Ndërkohë që të hënën e 24 qershorit u arrestua kushëriri i tij Lorenc Shota, por u arratis disa orë më pas nga ambinetet e komisiariatit. Policia vazhdon kërkimet.
Në rrjetet sociale, Emiljano Shota, 22 vjeç nga fshati Bilaj i Fushë-Krujës prezanton jetën luksoze, duke pozuar fotografi i armatosur me pistolete, automatik kallashnikov. Përveç mjeteve të zjarrit, 22-vjeçari pozon edhe me makina luksoze si “Ferrari” dhe “Lamborghini”. Prokuroria italiane ka firmosur urdhërarrestin ndërkombëtarë për dy shqiptarët për pengmarrjen e biznesmenit Italian dhe të dy personat ishin në kërkim nga policia shqiptare dhe asaj të Interpolit.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Historia e pengmarrjes e Andrea Calevos