TIRANE -  Altin dhe Besmir Kaçaj, kanë shkëmbyr disa mesazhe me shtetasen Italine V.P dhe njëri-tjetrin, duke i kërkuar kësaj të fundit shumat prej 700 euro dhe 5 mijë euro, si shkëmbim për të takuar vetëm një herë të vetme dy fëmijët e saj.

Sipas akuzës, janë dy mesazhet ku dy vëllezërit kërkonin 700 euro dhe 5 mijë euro nga italiania që e shfrytëzonin si prostitutë, duke i vënë kushte se nëse nuk i bënte, nuk do i takonte më fëmijët e saj që mbaheshin në Vlorë.

Ndaj dy vëllezërve, dje është dhënë masa e arrestit burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Në sallën e gjyqit, dy vllezërit Altin dhe Besmir Kaçaj kanë mohur të kenë pasur lidhje me historinë e shfrytëzimit si prostitutë të shtetases italiane dhe mbajtjes peng të fëmijëve të saj. Ata kanë pohuar se gjithçka është një mashtrim nga ana e Italianes dhe se këtë e ka bërë në shënjë hakmarje, si rezultat i xhelozisë që kishte ndaj Altin Kaçaj, me të cilin kishte një lidhje intime.

Pasi ka dëgjuar prokurorin e çështjes, Gentian Trenova dhe avokatin mbrojtës, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të lerë në "burg pa afat" të dy vllezërit, që akuzohen për veprën penale të, "Heqjes së paligjshme të lirisë" dhe "Shfrytëzimit prostitucioni në rrethana rënduese". Kjo kërkesë u bë nga prokurori i dosjes, ndërkohë që avokati mbrojtës kërkoi një masë më të butë sigurimi.

Shkrimin e plotë dhe përmbajtjen e Sms-ve mund ta lexoni sot në gazetën Shqiptarja.com LEXO SHKRIMIN E PLOTE


(sg/shqiptarja.com)