ALGJERI - Mediat algjeriane informuan se operacioni i forcave ushtarake algjeriane për lirimin e disa dhjetëra pengjesh, punonjës të një uzine gazi në Algjerine juglindore, është shoqëruar me "humbje te konsiderueshme jetësh". Ndërkohë nuk dihet numri i saktë i shtetasve të huaj humbur gjatë këtij operacioni luftarak.

Autoritet japoneze deklaruan se tre pengje kanë mbetur të vrarë në impiantin e gazit në In Amenas, ndërsa 11 të tjerë mungojnë në apelin e tyre.

Së paku 35 shtetas të huaj të cilët mbaheshin peng dhe 15 rrëmbyes kanë mbetur të vrarë, kanë raportuar mediat ndërkombëtare, ndërsa për kombësinë ende nuk është e qartë.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë raportoi se presidenti amerikan, Barak Obama, dhe kryeministri britanik, David Cameron, kanë patur një një bisedë telefonike mbi situatën kritike në Algjeri dhe është e paqartë se sa shtetas amerikanë ndodhen mes pengjeve.

Gjithashtu një avion i telekomanduar amerikan ka fluturuar mbi zonën e platformës për nxjerrjen e naftës dhe është qëlluar nga ekstremistët islamikë në Algjeri. Një zëdhënës amerikan u shpreh se qëllimi i operacionit ishte për arsye zbulimi në vend. Avion i telekomanduar, edhe pse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar - mund të jetë nisur nga baza italiane në Sigonella sipas mediave italiane.

“Jemi të shqetësuar nga raportimet e humbjes së jetëve dhe fuqimisht dënojmë sulmin terrorist në Algjeri. Ne kemi kërkuar sqarime nga qeveria algjeriane tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë”, - tha Jay Carney.
Sulmi terrorist vjen si kundërpërgjigje ndaj ndërhyrjes ushtarake të Francës në Mali. Ndërkaq ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius tha se ndërhyrja e Francës në shtetin fqinj me Algjerinë, Mali, ishte e justifikuar.


Ndërkohë operacioni i forcave speciale algjeriane është ende në zhvillim.


ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)