Një person ka përjetuar orë tmerri në Lezhë, teksa është marrë peng nga disa persona dhe është grabitur prej tyre. Mësohet se pengmarrësit kanë terrorizuar qytetarin për disa orë dhe më pas i kanë marrë makinën tip “Golf” dhe 2 mijë euro, duke e lënë të lirë.

Menjëherë pas ngjarjes, ai është paraqitur në polici, ku ka bërë denoncim. Uniformat blu kanë nisur kërkimet, ku kanë gjetur mjetin e braktisur në Lezhë, ndërsa vijojnë punën për identifikimin e autorëve.

Ngjarja ka ndodhur afër mesnatës së datës 2 nëntor, ndërsa policia njoftoi sot rreth këtij rasti, pasi ka arritur të zbulojë makinën e vjedhur dhe jo autorët.

Sipas denoncimit të personit të dëmtuar, grabitësit e kanë ndaluar teksa ai ishte duke ecur me mjetin e tij. Prej aty e kanë futur në një banesë të braktisur dhe i kërkonin para të tjera.

d.c./shqiptarja.com