Pengmarrje në Durrës/ 4 të rinj rrëmbejnë 15 vjeçarin dhe e dhunojnë, policia ndërhyn për ta liruar

Një histori pengmarrjeje është zbuluar në qytetin e Durrësit. Mësohet se 4 të rinj kanë marrë me forcë një 15 vjeçar i cili është liruar falë ndërhyjes së policisë.

Në operacionin e kodua “Case’ u vunë në pranga 2 prej autorëve dhe procedohen penalisht 2 të tjerët, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, morën me forcë, në automjet, 15-vjeçarin, dhe e goditën me sende të forta, për motive të dobëta.      

Njeri prej të arrestuave është Denis Sina. 

Njoftimi i policise

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, pas marrjes së njoftimit se një 15-vjeçar ishte marrë me forcë nga disa shtetas, kanë organzuar menjëherë punën në kuadër të operacionit të koduar “Case”, për gjetjen e 15-vjeçarit dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me të cilin 4 shtetas kishin marrë 15-vjeçarin, pa dëshirën e tij, dhe kanë ndërhyrë për ta liruar të miturin.    

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasditen e djeshme, në lagjen nr. 13, Durrës, shtetasit D. S., D. Xh., K. S. dhe E. S., kanë marrë me forcë, në automjet, 15-vjeçarin, dhe e kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta.         

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u ndaluan shtetasit D. S., 21 vjeç dhe D. Xh., 16 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. S., 25 vjeç dhe E. S., 16 vjeç, banues në Durrës.    

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Fiat” i përdorur për këtë rast, një përforcues grushti dhe një shkop druri.      

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lajmi ne perditesim... 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 22/05/2024 15:12

    Shpresojm te forcohet policia kte duam reagim te menjehershem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë

Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë