Një gjykatë amerikane dënoi bashkëpunëtorin e ngushtë të presidentit Trump, Roger Stone me 3 vjet e 4 muaj burgim. Ai akuzohej për mashtrim të Kongresit, manipulim të dëshmitarëve dhe pengim të drejtësisë, akuza që rrjedhin nga hetimi mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016.
Por gjykatësja Amy Berman Jackson ka thënë se zoti Stone nuk do të nisë menjëherë vuajtjen e dënimit derisa ajo të marrë një vendim nëse ai meriton një proces të ri gjyqësor siç kanë kërkuar edhe avokatët mbrojtës të tij.
Prokurorët kishin rekomanduar që zoti Stone të dënohej me shtatë deri në nëntë vjet heqje lirie. Por Prokurori i Përgjithshëm William Barr dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Departamentit të Drejtësisë e anuluan kërkesën e prokurorëve dhe rekomanduan një dënim më të lehtë me burg. Pas ndërhyrjes së zotit Barr të katër prokurorët u larguan nga çështja.
Javën e kaluar Presidenti Trump e përshëndeti vendimin e zotit Barr për të marrë në dorë situatën në rastin Stone, sikurse u shpreh ai.
Si presidenti ashtu edhe zoti Barr e kanë mohuar se ndërhyrja në çështjen Stone u bë me kërkesë të zotit Trump. Pritet që muajin tjetër zoti Barr të paraqitet përpara komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve.
Pas këtyre zhvillimeve më shumë se 2,000 ish-zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë i bënë thirrje zotit Barr të japë dorëheqjen duke theksuar se trajtimi i çështjes Stone nga ana e tij, ishte një "shpërfillje e hapur" e pavarësisë së sistemit gjyqësor./VOA
*Titulli redaksional. Titulli origjinal: SHBA, gjykata dënon Roger Stone me 3 vjet e 4 muaj burg
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2818
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Amerika po planifikon të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
24 Dhjetor, 14:47
-
SHBA/ Komisioni i Etikës akuzon ish-ligjvënësin e Floridas, Matt Gaetz se pagoi rregullisht për seks, përfshirë një minorene
24 Dhjetor, 14:45
-
Trump tha se do të blejë Groenlandën, kryeministri i vendit i përgjigjet: Nuk jemi në shitje
24 Dhjetor, 14:16
-
Mori çantën e shpinës me dhurata në stacionin e trenit, Parashqevi Simaku i bëri kërkesë gazetares: A mund të më gjeni vajzën që e ka bërë këtë
24 Dhjetor, 12:59
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Elon Musk: Inteligjenca Artificiale do të tejkalojë zgjuarsinë e njerëzve brenda vitit 2030
24 Dhjetor, 09:15
-
E zënë ethet, ish-presidenti amerikan Bill Clinton shtrohet në spital me temperaturë të lartë
24 Dhjetor, 07:08
-
Luigi Mangione deklarohet i pafajshëm për akuzat shtetërore për vrasjen e CEO-s Brian Thompson
23 Dhjetor, 22:52
-
Seuli: Mbi 1000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftuar për Rusinë
23 Dhjetor, 22:43
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32