Pengon anëtarësimin në Këshillin e Evropës, QUINT-i thirrje Kosovës: Të zbatohet me urgjencë vendimi për Manastirin e Deçanit
Albin Kurtii me ambasadorët e QUINT-it
Shefat e misioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, dhe Bashkimit Evropian kanë përsëritur thirrjen ndaj Qeverisë së Kosovës që të zbatojë plotësisht dhe me urgjencë regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit
Në një deklaratë të QUINT-it thuhet se pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016, ai vendim për tokën nuk po zbatohet.
“Ne jemi të bashkuar në mbështetje të së ardhmes demokratike dhe evropiane të Kosovës. Zbatimi i sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë obligime për të gjitha qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike dhe parakushte të nevojshme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, duke përfshirë përparimin e mëtejshëm në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Vonesa e mëtejshme është vetëm një pengesë për këtë përparim”, thuhet në deklaratën e tyre të përbashkët.
Kontesti gjyqësor rreth çështjes se kujt i takojnë 24 hektarë tokë dhe pyll - ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” apo Manastirit mesjetar të Deçanit - ka zgjatur 16 vjet.
Më 20 maj 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim në favor të Manastirit të Deçanit, por ai nuk është zbatuar, ndonëse vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe detyruese për të gjitha palët.
Por, këtë vendim, autoritetet lokale të Deçanit nuk e zbatojnë as sot e kësaj dite, duke vlerësuar se kjo sipërfaqe u mor me dhunë në vitet ’90, nga regjimi i udhëheqësit të atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq.
Tash e disa vite, bashkësia ndërkombëtare u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që ta zbatojnë këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe ta lejojnë Manastirin që ta regjistrojë tokën në kadastër.REL
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?
-
E drejtë
48.4%
-
E gabuar
43.8%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 2866
Lajme të tjera
-
Kurti nga Zvicra: Në dialog jemi në të drejtën tonë, duhet t’i përmbahemi kornizës pa marrë detyrime të reja
22 Shtator, 19:24
-
Akuzat e Kurtit për Lajçak, Escobar: I shqetësuar për mesazhet që vijnë nga Prishtina, nuk shoh njëanshmëri
22 Shtator, 08:10
-
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Vuçiç akuza Perëndimit: Keni shkelur ligjin ndërkombëtar për Kosovën
21 Shtator, 20:45
-
Shqipëria dhe Kosova në BE më 2030, mes ëndrrës dhe demagogjisë?!
21 Shtator, 16:34
-
Rezultatet e Kombëtares, FIFA shpërblen kuqezinjtë e Sylvinho-s! Kosova humb dy pozicione
21 Shtator, 10:44
-
Dialogu me Serbinë, Escobar: Kosova të ketë një qasje më pragamtike! Sulmet ndaj Lajçak të papranueshme, ai s'do largohet
21 Shtator, 07:43
-
Kurti e akuzoi për kompromise me Serbinë, Vjosa Osmani takon Lajçak në Nju Jork! Ja fokusi i diskutimeve
20 Shtator, 19:45
-
Gjobë e majme dhe një ndeshje pa tifozë, UEFA dënon Rumaninë për banderolën kundër Kosovës
20 Shtator, 17:05
-
VIDEO/ Heshtja e UEFA-s dhe rastet e përsëritura, 'Kosova është Serbi' edhe në Champions League
20 Shtator, 15:47
-
Akuzoi Lajçak se nuk ishte i paanshëm, Pas BE-së edhe SHBA kundër Kurtit! Ambasadori Hovenier: Kemi besim të plotë në ndërmjetësimin e dialogut
20 Shtator, 12:08
-
BE për deklaratat e Kurtit ndaj Lajçaj: Nuk i komentojmë akuzat e pabaza! Të ecin me zbatimin e obligimeve pa vonesa të reja
19 Shtator, 14:08
-
Kurti akuzoi Lajçak se po mban anën e Vuçiç, i përgjigjet DASH: Po bën përpjekje të palodhura për dialogun Kosovë-Serbi
19 Shtator, 07:48