Pengu Ergest Shele: Si më
torturuan shtatë lazaratsit për drogën

Pengu Ergest Shele: Si më<br />torturuan shtatë lazaratsit për drogën
TIRANE - Fillimi i marsit të vitit 2012, ka qenë i tmerrshëm për dy vëllezër nga Përmeti. Por, njëri prej tyre, ka qenë shënjestra dhe konkretisht Ergest Shele. Ky i fundit, ka treguar dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, se çfarë i kanë bërë shtatë të akuzuarit për ngjarjen, të cilët vazhdojnë të jenë në kërkim. Shqiptarja.com zbardh marrjen në pyetje në gjykatë, të dëshmitarit kyç të procesit.

Prokurori: I njeh të pandehurit?
Po, i njoh.

Në ç’rrethana i njeh të pandehurit?
Punoja në një lavazh në Gjirokastër dhe ata vinin shumë shpesh të lanin makinën tek lavazhi ku punoja unë, Drini Aliko.

Ke patur gjë me të pandehurit? Për çfarë i akuzon?
Po, sigurisht që kam diçka me të pandehurit. Unë i akuzoj ata për pengmarrjen time dhe të tim vëllai.

Ku banoje ti në atë kohë?
Banoja në Përmet.

Me përafërsi para sa kohësh ka ndodhur dhe kur?
Ka rreth 7 muaj, por që nuk e mbaj mend mirë me saktësi.

A mund të na i tregoni se çfarë ndodhi atë ditë?
Më merr në telefon Aleksandër Kalemi dhe më thotë, që më ka ardhur babi në Përmet dhe ma kanë grabitur dhe nëse ke mundësi të më ndihmosh. “Shko bëj denoncim në polici”, më thotë. I them që kam një mikun tim në polici, të cilin e marr në telefon dhe i them që ka ardhur babai me shokun tim dhe kur ta bëjnë denoncimin, sepse e kanë grabitur babain e shokut tim.

Më drejton në komisariat. Më merr sërish Aleksandër Kalemi në telefon dhe më thotë, që të mos e bëj denoncimin, se e kishte bërë vetë në Gjerokastër. “Dil njëherë nesër që të të tregoj pak a shumë, se cilët ishin. Marr vëllain dhe të nesërmen shkojmë në Gjerokastër.

Si quhet vëllai?
Vëllai im tani quhet Velo Shele alias Kosta Agora. Shkoj në Gjirokastër dhe atje më pret, Aleksandër Kalemi.

E mban mend se sa mund të ketë qënë ora?
Ora ka qënë 10 apo 11 e mëngjesit. Më merr në makinë.

Çfarë makine ishte?
Makina ishte gri, me xhama të zinj. Aty Aleksandri më thotë, që të shkojmë të pimë nga një kafe tek lokal “Fantazia”. Pimë kafe dhe hipim në makinë. Më çoi lart tek shkolla “Naim Frashri”. Atje hipin ata çunat në një makinë tjetër. Makina ishte e Arbër Meçit. Nga makina del Kasëm Buzheri, bashkë me Arbër Meçin dhe bashkë me disa çuna të tjerë.

Sa persona ishin? I njihje?
Ishin 6 persona. Po, njihja një pjesë të tyre, Alfonsin, Arbrin, Meti, emrat e tjerë i kam harruar, nuk i mbaj mend. Të tjerët i njoh si fytyra. Momenti që më morën ishte ky: Dolën me thika dhe pistoletë nga makina, qëllojnë me pistoletë. Kasëm Buzheri kishte armë, të tjerët ishin me thika. Meti dhe të tjerët që s’i mbaj mend. Më godasin me thikë tek këmbët në makinë. Më goditën 2 persona me thikë në këmbë, në momentin që më morën nga makina.

Flisnin ndonjë gjë? Përse të akuzonin?
Më akuzonin se kisha vjedhur hashashin tek shtëpia e Kasëm Buzherit. Më godasin mua dhe vëllain tim, marrin edhe Aleksandrin. Shkuam në fshatin Llogara. Në hyrje të fashatit ndërrojmë makinën. Hipim në makinën e Alfons Buzherit, Audi Q7, e zezë. Na hipin në makinë e na çojnë në një shtëpi. Dy veta hipin me ne, të tjerët ishin në makinë tjetër. Më çuan në makinën ku më akuzonin, se kisha vjedhur hashashin, në Lazarat.

E dije se e kujt ishte shtëpia?
Nuk e dija. Na futën në shtëpi. Na fusin dhe na godasin. Aleksandër Kalemin e heqin mënjanë, i cili u godit vetëm me pëllëmbë në makinë dhe asgjë tjetër. Na ka qëlluar Alfons Buzheri, Arbër Meçi, Meti dhe çunat e tjerë që s’ia mbaj mend emrin. Më lidhën me tel dhe pastaj më qëlluan. Më rrihnin çdo 5 minuta të gjithë me radhë. Alfons Buzheri më ka qëlluar më shumë. Edhe vëllain tim e kanë qëlluar.

Çfarë të thoshin?
Çfarë bëre me mallin? Dhe thuaj se ishin dhe këta persona me ty: Serian Çela, Resuli dhe Albani, për të vjedhur hashashin. Më kanë mbajtur deri në 10 të natës. Më thoshin, thuaj këtë gjë dhe do të të nxjerrin. Unë thashë: Po, ishin ata, Seriani, Resuli, Albani. Vëllain e lanë të lirë 2-3 orë para meje. Vëllain tim e dhunonin ata që ishin aty. I kanë thënë para se ta lëshonin që: Mos bëj gabim dhe bën denoncim.

Resulin e kam parë nga mbasditja aty në banesë. Kishte ardhur vetë. Ka qëndruar deri nga ora 10 e darkës. Ka qëndruar në të njëjtin ambjent me mua për momentin. Më pas, mua më çuan në një dhomë tjetër. Qëlluan Resulin (Alfonsi, Bledari dhe të tjerët) me çekiç, i vunë korent dhe e goditën me grushta. I thoshin: Ç’e bërë mallin? Ai thoshte: “Nuk e kam marrë unë”. Edhe atij i thanë të njëjtën gjë si mua, që të thoshte se ishte me Serianin.

Më pas e pranoi dhe e lëshuan direkt, para meje, gjysëm ore para meje. Iku vetëm. Pasi më mjekuan, më lanë që të ikja vetë. Unë ika në Gjirokastër. Ishte një makinë. Shkova në komisariat dhe më pas më çuan në spital dhe atje më morën në pyetjë pas 1 apo 2 ditësh. Policia më ka treguar disa foto dhe unë i indetifikoja. Ndërsa për Bako Buzherin, policia më ka thënë që të them se ka qënë i pranishëm në të gjithë ngjarjen. Por realisht ai s’ka qënë për asnjë moment në të gjithë skenën dhe ngjarjen.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.04.2013

Redaksi Online
(
bo.sha.v/b.m/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool 'shkërmoq' Tottenhamin, e mposht 3-6 në Londër! Të kuqtë kryesojnë Premier League

VIDEO/ Liverpool 'shkërmoq' Tottenhamin, e mposht 3-6 në Londër! Të kuqtë kryesojnë Premier League