Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës

Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës

Protesta

TIRANË-  Policia e Tiranës nisi hetim në gjendje të lirë për 7 persona, nga 24 deri në 56 vjeç, të cilët bllokuan qarkullimin pranë bashkisë së Tiranës gjatë tubimit të radhës të Partisë Demokratike më 10 janar. 

Sipas policisë janë vënë në hetim personat: A.L, 24 vjeç, E.V, 33 vjeç, B.K, 38 vjeç,  A.K,53 vjeç, K.B, 36 vjeç, E.E, 35 vjeç dhe G.S, 56 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Blutë thonë se hetimi për ta nisi pasi penguan qarkullimin e makinave, përfshirë ato të transportit publik dhe emergjencës duke vendosur një automjet në mes të rrugës.

"Procedimi penal në ngarkim të këtyre shtetasve filloi pasi, më datë 10.01.2025, rreth orës 11:00  gjatë tubimit të zhvilluar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, para Bashkisë Tiranë, kanë  bllokuar rrugën dhe penguar qarkullimin e mjeteve përfshirë dhe ato të transportit publik dhe emergjencës duke vendosur një automjet në mes të rrugës", njofton policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Dëmtohen në të njëjtën kohë, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli lënë fushën në Serie A

Dëmtohen në të njëjtën kohë, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli lënë fushën në Serie A