Pensionet, ja sa merret për më
shumë ose më pak se 35 vite pune 

Pensionet, ja sa merret për më<br />shumë ose më pak se 35 vite pune 
TIRANE- Një person që ka 36 vite punë, 4 muaj më shumë se ç’përcakton ligji i sigurimeve shoqërore për vitin 2016, do të marrë shtesë në pensionin e tij prej 2%. Pra nëse do të përfitonte 16 mijë lekë pension, me 35 vite e 8 muaj punë, me 36 vite kontribute do të marrni 16 350 lekë. Për një person që ka një vit më shumë se ç’kërkon Insitituti i Sigurimeve Shoqërore, atëherë merret shtesë prej 6%.

Për një pension 16 mijë lekë, përfitohet shtesë 1 mijë lekë të tjera. Janë përfitime që jep skema e re e pensioneve. Por nëse keni një vit më pak punë, atëherë nga pensioni do t’ju zbritet një shumë e caktuar. Në rastet kur keni 34 vite e 8 muaj punë, një vit më pak se c’kërkohet, atëherë pensioni ju ulet me rreth 5%. Kjo për shkak se ligji parashikon se “Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit që ka realizuar personi me periudhën e sigurimit të kërkuar”, duke shtuar edhe pensionin social prej 6750 lekë.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje