TIRANE - Një person që del sot në pension, ka minimumi 20 vite punë në ish-kooperativat buqësore ose ka punuar në administratë para 1994-s. Por pagat që kanë qënë para këtij vitit, shumëzohen me një koeficient, në mënyrë që të merret një pension më i lartë.

Konkretisht pagat e atyre që kanë punuar në ish-kooperativat buqësore, shumëzohen me koeficientin 8.59. Pra nëse keni punuar në fabrikë me pagë 3200 lekë, atëherë kjo pagë shumëzohet me koeficientin 8.59, kur bëhet llogaritja e pensionit. Në këtë rast paga që merret parasysh për llogaritjen e pensionit për një person që ka punuar në fabrika është 27 400 lekë. E njëta mënyrë vlen për të gjitha profesionet e tjera dhe për puntorët e thjeshtë.