Pensionet private vullnetare
Financat bëjnë gati pr/ligjin

Pensionet private vullnetare<br />Financat bëjnë gati pr/ligjin
TIRANE- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me mbështetjen e Bankës Botërore përfundoi projektin për rishikimin e kuadrit ligjor rregullues për tregun e pensioneve private vullnetare.

Pas një periudhe 3-mujore pune të përbashkët të ekspertit z. John Ashcroft me stafin teknik të AMF-së u përgatitën propozime konkrete për ndryshime të ligjit, rregulloreve dhe udhëzimeve që rregullojnë pensionet private vullnetare në Shqipëri.

Rekomandimet e dhëna nga eksperti përmirësojnë mjaft aspekte të rregullimit siç janë ato që lidhen më politikat e investimit të aseteve të fondeve të pensionit, taksimin mbi këto fonde, mënyrat e ndërtimit të fondeve të pensioneve profesionale, etj.

Gjithashtu rekomandime janë dhënë edhe për t’i paraprirë zhvillimeve duke e lidhur këtë me ecjen e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kështu, kuadri rregullues është plotësuar me pjesën për aktivitetet e bashkëpunimit rajonal në drejtim të fondeve të pensioneve private vullnetare.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Ironia e Spahiut: Partitë të mos shkruajnë programe, sepse populli nuk i lexon dhe harxhoni letra kot

Ironia e Spahiut: Partitë të mos shkruajnë programe, sepse populli nuk i lexon dhe harxhoni letra kot