Pensionet, shtesa që përfitojnë 
ish-ushtarakët,mësuesit e të tjerë 

Pensionet, shtesa që përfitojnë <br />ish-ushtarakët,mësuesit e të tjerë 
Janë 19 655 pensionsitë të cilët përfitojnë rritje pensioni, pas vendimit që ka miratuar Këshilli i Ministrave. Më shumë rritje do të marrin arsimtarët dhe ish-minatorët, por edhe 500 ish-ushtarakë. Ministri Blendi Klosi shpjegoi dje disa nga ristë e vendimit dhe cilat kategori përfitojnë.

Personat që do të përfitojnë janë:
Personat që janë trajtuar me ligjin e vjetër të sigurimeve shoqërore, të përcaktuara sipas pikës 31, 32 të ligjit të vitit 1993 “Për sigurimet shoqërore”, të cilët kanë dalë në pension në vitet 1993-1996, të cilët kanë pasur pensione të asaj kohe, 5% më të ulëta se pensionet e tjera.
Do të vlerësohen pensionet për vjetërsi shërbimi për ish ushtarakët, të caktuara në bazë të nenit 40 të ligjit 4171 të vitit 1996 “Për sigurimet shoqërore të Republikës së Shqipërisë”. 

Pensionet e pleqërisë së punonjësve të nëntokës që ishin në marrëdhënie pune deri në vitet ‘95-të dhe kishin plotësuar periudhën e sigurimeve, pavarësisht nga mosha dhe kërkesat e tyre. Edhe ata përfitonin një masë më të ulët pensioni, sa ajo që përfitojnë të tjerët e po të njëjtit nivel.
Pensionet e ish punonjësve, gra në arsim e në kulturë, të cilat dolën në pension të parakohshëm deri në vitin 1994 dhe kishin plotësuar jo më pak se 22 vite e 6 muaj, përfituan pension pleqërie vetëm 60% të pagës së asaj kohe, duke qenë dhe këto të disbalancuar në përfitimet që realizoheshin.

Rillogaritje
Nga vendimi i djeshëm i Këshillit të Ministrave përfitojnë përllogaritje, plot 19 655 persona nga të cilët, 10355 persona të dalë në pension pleqërie në harkun kohor 1993-1996, me një shumë mesatare prej 8400 lekë në muaj ( të vjetra)  
-Përfitojnë 500 ish ushtarakë, me një shumë mesatare prej 5000 lekë në muaj
-Përfitojnë 8800 minatorë dhe arsimtarë, që kanë kaluar tashmë në pension të plotë pleqërie, me një shtesë mesatare që arrin deri në vlerën e 40 mijë lekë të vjetra në muaj.
-Efektet financiare të kësaj përllogaritjeje, vetëm në 6 muajt e mbetur të vitit 2016 shkojnë në vlerën e 324.1 milionë lekë [apo 3 miliardë e 244 milionë lekë të vjetra].
-Efektet financiare do të përballohen të gjitha nga rezultatet pozitive që ka skema e mbështetjes së kontributeve të pensioneve pranë ISSH për këtë vit dhe për vitin e kaluar. Ky rezultat pozitiv vjen nga zbatimi me sukses i reformës së pensioneve, që ka krijuar mundësinë të rriten pensionet, të rregullohen të gjithë gabimet e së shkuarës dhe të krijohet një bazë shumë solide për rritjen e pensioneve në të ardhmen.
 
Skema e re
“Sikurse jemi të gjithë në dijeni, sistemi i sigurimeve shoqërore në Shqipëri, i modeluar prej vitit 1993, bazohej në pjesëmarrje të skemës së personave ekonomikisht aktivë, përmes pagimit të kontributeve dhe financimit të tyre jo sipas kontributeve, por sipas një skeme, e cila nuk lejon rritjen e mëtejshme. Prandaj, sistemi deri në vitin 2013 kishte shumë probleme. E para, ishte në prag të falimentimit dhe skema e kontributit që vinte nga kontributi i buxhetit të shtetit shkonte në raport të zhdrejtë prej 45%. Edhe pak dhe skema mund të kolapsonte në mënyrë të pallogaritshme. Sistemi i vjetër krijonte diferenca të paarsyeshme midis grupeve të ndryshme të pensionistëve. Masa e pensioneve ishte drastikisht e ulët. Shkalla e vartësisë së sistemit, shumë problematike. Numri i personave të siguruar për çdo pensionist rezultonte të ishte në nivelin  1.2 me 1, pra, në masë krejtësisht të papranueshme. Evazioni në pagimin e kontributeve nga të punësuarit dhe të vetëpunësuarit në qytet dhe nga fermerët ishte shumë i lartë dhe nuk kishte interes për pagimin e kontributeve, sepse pensioni nuk kalonte tavanin dhe kështu nuk bënte askënd të interesuar për të paguar sipas kontributeve të tyre”, - u shpreh Blendi Klosi gjatë një konference për shtyp në Kryeministri.

Reforma
Ministri i mirëqenies Sociale theksoi se pas aksioni në luftën kundër informalitetit, është rritur numri i kontribuesve.
“Të gjitha këto u llogaritën në bazë të kontributeve të shumë e shumë njerëzve të shtuar edhe si pasojë e luftës së informalitetit. Vetëm gjatë vitit 2014-2015, mbi 200 mijë kontribuues janë shtuar në skemën e pensioneve, duke rritur me plot 17% në çdo vit, kontributet e pensioneve. U përmirësua ndjeshëm norma e varësisë së sistemit, e cila shpreh raportin midis përfituesve dhe kontribuuesve. Në vitin 2013, ky raport ishte 1.02 përfitues për një kontribuues, ndërsa sot, vetëm në dy vjet, skema ka marrë një ndryshim rrënjësor, duke e çuar në 0.98 numrin e përfituesve për një kontribues. Pra, nga një skemë drejtë kolapsit rikthehet në një skemë që mund të gjejë reformim. Po ashtu jemi shumë të bindur se reformat që kemi ndërmarrë, skema e re e pensioneve, rritja e numrit të kontribuuesve, edhe nga lufta që po bëjmë kundër informalitetit, është një skemë fituese.

Një skemë që i jep mundësinë shtetit shqiptar, buxhetit të shtetit, politikës shqiptarë të ketë një politikë të drejtë për rritjen e pensioneve, të ketë një politikë të drejtë për rehabilitimin e parregullsive të evidentuar në shumë e shumë vite për grupe të tëra pensionistësh, të cilët kanë qënë viktimë e një sistemi të mbrapshtë politik në sistemin e pensioneve’, - theksoi Blendi Klosi. Rrritja e pensioneve do të fillojë në datën 1 korrik 2016.
 

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Trump u ndaloi gazetarëve të ndjekin momentin kur ai votoi

SHBA/ Trump u ndaloi gazetarëve të ndjekin momentin kur ai votoi