Pensionet suplementare, vendimi: 
Sa do marrin shtesë përfituesit

Nga dje hyn në fuqi vendimi i Këshillit të Ministrave “Për barazimin e masës së shtesës së pensioneve të posaçme shtetërore”. Ky vendimi rregullon një padrejtësi ndër vite ndaj një sërë figurash të vlerësuara,  të artit, kulturës, sportit e shkencës, që kanë dalë në vite të ndryshme në pension dhe vendimet për pensionet e posaçme  për keto personalitete kanë dalë në kohë të ndryshme. Këto pensione kanë qenë jo të barabarta, duke qenë se në vite të ndryshme trajtimet  me pensione të veccanta kanë qënë të ndryshme.  Për këtë shkak këto emra të shquar të këtyre fushave, ndaj të cilëve kemi të gjithë nderimin dhe respektin maksimal për kontributin që kanë dhënë, kanë marrë pension jo të barabartë. Sipas këtij vendimi parashikohet të përfitojnë 286 persona, të cilat aktualisht përfitojnë pension pleqërie, ose familjar dhe kanë kontribuar në fushën e shkencës, kulturës, arteve, ekonomisë dhe politikës.

Vendimi 
Të gjitha shtesat e pensioneve të posaçme shtetërore, të caktuara me vendim të Këshillit të Ministrave, në masën e pensionit maksimal, në harkun kohor 1.10.1993–31.12.2014, të cilat vazhdojnë të paguhen edhe sot, do të bëhen 24 872 (njëzet e katër mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e dy) lekë në muaj, me kusht që shuma e kësaj shtese, bashkë me masën e pensionit të caktuar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, të ndryshuar, përjashtuar shtesën sipas nenit 33, të këtij ligji, të mos kalojë vlerën 49 744 (dyzet e nëntë mijë e shtatëqind e dyzet e katër) lekë në muaj.
Në të njëjtën masë do të kalojnë edhe shtesat e pensioneve të posaçme shtetërore, të caktuara me vendim të Këshillit të Ministrave në harkun kohor 1.10.1993–31.12.2014, për familjarët e personit të vdekur, që merrte ose i takonte të merrte pension të posaçëm shtetëror ose shtesë pensioni të posaçëm.
Pas këtij ndryshimi, të gjitha pensionet e posaçme dhe shtesat e pensioneve të posaçme shtetërore, përfshirë edhe ato që nuk janë të përcaktuara në pikat 1 dhe 2 të këtij vendimi, do të indeksiohen me 1, 6%.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2016, përllogariten në shumën 6 000 000 (gjashtë milionë) lekë dhe përballohen nga fondet e sigurimeve shoqërore, të parashikuara në buxhetin e shtetit për vitin 2016.
 
Redaksia Online
Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg kapitenët e dy anijeve

1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg kapitenët e dy anijeve