Pensioni i pleqërisë, duhen
75% e viteve të punës

Pensioni i pleqërisë, duhen<br />75% e viteve të punës
Për të përfituar pension të kategorisë së parë dhe të dytë duhet që çdo person të ketë minimumi 75% të viteve të sigurimit të kërkuara. Pra nëse një grua mbushon moshën 60 vjeç e 4 muaj nga 2016-a, duhet që të ketë minimumi 26 vite e 8 muaj punë për të marrë pension pleqërie. Në këtë rast pensioni ulet për vitet e punës që ju mungojnë. “I siguruari ka të drejtë të marrë pension pleqërie në kushtet e kategorisë së parë ose të dytë, pasi ka plotësuar në këtë kategori jo më pak se 3/4 e viteve të sigurimit. i siguruari që ka plotësuar vitet e sigurimit, nga të cilat jo më pak se 1/2 ka punuar në nëntokë, ka të drejtë të marrë pension në kushtet e kategorisë së parë”, - parashikon ligji i sgurimeve shoqërore.

Gjithashtu të gjithë të vetpunësuarve në buqësi do t’u njihen vitet e punës që i kanë të papaguara, pavarisht nëse pagesën e bëjën pak muaj para mbushjes së moshës. “Të vetëpunësuarve në bujqësi, që plotësojnë kushtet për pension, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, mund t’u njihen periudhat e së kaluarës, si periudha sigurimi kundrejt pagesës së kontributeve, sipas masës së kontributeve të përcaktuara për vitin kur kryhet pagesa, por jo për periudhat para datës 1.10.1993”, - parashikon ligji.

Ndërkohë skema aktuale nuk parashikon më pensione në fshat dhe qytete, duke hequr ndarjen e vjetër. Nëse plotësoni moshën dhe vitet e sigurimit pensioni minimal është 14 450 lekë si në fshat dhe në qytet. Gjithashtu ligji i sigurimeve thotë se për gratë do të vazhdojë të njihet periudha e kryerjes së studimeve në shkollën e lartë deri më 31.12.2032, pavarësisht nga vendi se ku janë kryer studimet dhe për jo më shumë se 6 vjet.

Pensionistët
“I siguruari ka të drejtë të marrë pension pleqërie në kushtet e kategorisë së parë ose të dytë, pasi ka plotësuar në këtë kategori jo më pak se 3/4 e viteve të sigurimit. i siguruari që ka plotësuar vitet e sigurimit, nga të cilat jo më pak se 1/2 ka punuar në nëntokë”

Formula, Pensioni, sa 1% e kontributeve mesatare të çdo viti

Pensioni i pleqërisë llogaritet në bazë të formulës së re, ku merret parasysh 1% e kontributeve të derdhura për çdo vit dhe më pas kjo shumë, shumëzohet me vitet e punës që ka çdo individ. Pra me një pagë 50 mijë lekë për 36 vite punë, kontributi mesatar është 500 lekë, duke e shumëzuar me 36 vite punë, shkon 16 e 500 lekë. Kësaj shume i shtohet dhe masa e pensioni social 6750 lekë, pra pensioni i plotë për një pagë 50 mijë lekë do të jetë 23 mijë e 200 lekë. “Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit që ka realizuar personi me periudhën e sigurimit të kërkuar. Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve,Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social”, - thuhet në ligjin e sigurimeve shoërore.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos