Pensioni/ Kush i nënshtrohet kontrolleve për të marrë invaliditetin

Pensioni/ Kush i nënshtrohet kontrolleve për të marrë invaliditetin

Janë 379 persona të cilët duhet t'i nënshtrohen kontrolleve mjekësore te Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë për të marrë pensionin. Gazeta publikon sot listën e plotë të këtyre personave, të cilët pa kryer kontrollet mjekësore, nuk mund të marrin apo rimarrin pensionin nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Pensioni invaliditetit, kushtet
Por si përfitohet pensioni i invaliditetit? Të ketë siguruar periudhën minimale të sigurimit. Merr pension invaliditeti të pjesshëm personi i siguruar që ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit. Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të ketë së paku 12 muaj sigurim shoqëror. Të ketë humbur plotësisht aftësinë për punë, jo për shkak të aksidentit në punë apo sëmundjes profesionale. E drejta për të përfituar pension të pjesshëm invaliditeti fillon pas mbarimit të periudhës 6-mujore të trajtimit me raport mjekësor për paaftësi të përkohëshme në punë. Vlerësimi nga KMCAP duhet të bëhet në muajn e pestë ose të gjashtë, para përfundimit të kësaj periudhe.

Masa e përfitimit: a) Masa mujore e pensionit të pjesshëm të invaliditetit përbëhet nga pensioni bazë dhe nga një shtesë pensioni që llogaritet si pensioni i pleqërisë. Shuma bazë e pensionit iu jepet gjithë personave të siguruar; b) Shtesa që iu jepet personave të punësuar, është 1 % për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësueshme neto, që i siguruari ka arritur nëpërmjet kontributeve gjatë gjithë historisë së tij kontributive; c) Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se 75 për qind e pagës minimale neto në shkallë vendi. d) Pensioni i invaliditetit të pjesshëm është sa 50 përqind e pensionit të plotë të invaliditetit. Ai llogaritet në të njëjtën mënyrë si pensioni i plotë i invaliditetit.

Dokumentat që vërtetojnë gjendjen shëndetësore
- Fletë-drejtimi për në KMCAP, lëshuar nga institucione shëndetësore me shtretër, (Spital), shoqëruar me fletë-dalje nga spitali, ekzaminime e dokumenta të tjera plotësuese, të kërkuara kur del për herë të parë në KMCAP; - Fletë-drejtimi nga KML për ato gjëndje shëndetësore, që nuk janë objekt trajtimi në spital, sipas përcaktimit në Rregullore; - Epikrizë përcjellëse, lëshuar nga mjekë specialistë, apo konsulta e shoqëruar me egzaminimet e nevojshme. Kur del për rikontroll duhet shoqëruar me egzaminimet përkatëse zyrtare; - Kartela personale dhe libri i shëndetit për të vërtetuar ecurinë e sëmundjes, ndjekjen dhe trajtimin mjekësor me ilaçe;

- Fletë-drejtimi për KMCAP, që vërteton rëndimin e gjëndjes shëndetësore, e vlefshme për KMCAP, para afatit të rikontrollit; - Raport mjekësor lëshuar nga Komisioni Mjekësor, që përcakton gjëndjen shëndetësore dhe aftësinë për punë (para fillimit të punësimit ose të përfshirjes në çdo skemë sigurimi); - Raport mjekësor i lirimit nga ushtria, lëshuar nga KMU pranë SQU, për ushtarët që bëhen invalidë gjatë shërbimit ushtarak; - Vërtetim për pagesën e paaftësisë së përkohëshme në punë nga aksidenti në punë, ose sëmundje profesionale; - Kopje e proces-verbalit për aksident në punë, ose sëmundje profesionale, që është mbajtur në momentin e aksidentit, e legalizuar nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore. 

Lista e plotë me emrat që do të paraqiten në KMCAP 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë