Pensioni, posta jep
grafikën e shpërndarjes

Pensioni, posta jep <br />grafikën e shpërndarjes
Duke filluar që nga kjo e hënë që po vjen të moshuarit do të kenë mundësi që ta tërheqin pensionin, sipas një grafiku të përcaktuar. Posta Shqiptare ka publikuar të gjithë numrat e sigurimeve shoqërore që ka çdo pensionist, dhe jnë bazë të këtij numri ai duhet të paraqitet në sportelin e caktuar dhe në datën e caktuar për të marrë shpërblimin e pleqërisë. Posta e Shqipërisë ka sqaruar se kur data e pagesës përkon ditë e shtunë atëherë pagesa do të kryhet një ditë më parë, ndërsa kur data e pagesës përkon ditë e dielë apo ditë feste, atëherë pagesa do të kryhet ditën e nesërme. Ndërkohë që edhe gjatë ditës së djeshme, në pikat postare janë rikthyer sërish radhët e gjata të të moshuarve, të cilët duan të tërheqin pensionet. Dikush ishte në radhë për të marrë pensionin sipas datës së vjetër, një tjetër sipas datës së re dhe të tjerë kërkojnë informacion.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Republika Sërpska miraton raport që e mohon gjenocidin në Srebrenicë

Republika Sërpska miraton raport që e mohon gjenocidin në Srebrenicë