Pensionistët dhurojnë 10 pemë
Braho:Brezat të kenë ajër të pastë

Pensionistët dhurojnë 10 pemë<br />Braho:Brezat të kenë ajër të pastë
TIRANE-Besnik dhe Rozeta Braho, në shumë mënyrat që mund ti shprehin dashurinë e tyre qytetit, sot zgjodhën atë më mbresëlënësen dhe me mesazhin më të fortë.
 
Sot të dy, burrë e grua, i dhuruan parkut të Liqenit Artificial 10 pemë florentina, të cilat i blenë nga buxheti i tyre familjar. Dhe jo vetëm kaq, së bashku kishin edhe fëmijë për ta bërë mesazhin edhe më të fortë.
 
Besniku dhe bashkëshortja e tij janë naftëtarë në profesion, dhe dinë të vlerësojnë natyrën dhe qytetin e tyre.
 
“E kisha fiksim si familje që qytetit doja ti bëja një dhuratë. Bashkisë së Tiranës dhe menduam pemët. Vajtëm i blemë në një privat në Kavajë dhe i sollëm këtu. Nipi im dhe fëmijët e tjerë. Se këto pemë janë për fëmijët. Për fëmijët dhe pastaj për ne të tjerët”, u shpreh Besniku.
 
“Ne në fakt të dy jemi të apasionuar pas gjelbërimit, dhe më pëlqen që Tirana të zgjerojë sa më shumë gjelbërimin dhe më vjen mirë që u bëra pjesë e realizimit të kësaj dëshire. Njëkohësisht ne kemi një nip të vogël gati 2 vjeç dhe mendoj që e ardhmja e rritjes së këtyre pemëve i takon të ardhmes së fëmijëve tanë”, u shpreh Rozeta.
 
Ndjenja e pronësisë për parkun e të gjithëve, e ka bërë zotin Braho që të kujdeset vetë dhe për mirërritjen e pemëve.
 
“Të jesh e sigurt qe do të vij 3 dhe 4 herë ti shikoj, që nëse nuk i kanë vaditur punonjësit e bashkisë, do të vij ti vadis vetë. Vetë, jo të paguaj punonjës. Unë pensionit jam dhe kam kohë plot”, u shpreh Besnik Braho.
 
Fëmijët, ata të cilët janë edhe vizitorët më të hareshëm të parkut, janë të lumtur të marrin pjesë në mbjelljen e pemëve.
 
“ Na japin oksigjen dhe ajrin e pastër. Ngaqë na japin ajrin e pastër. Sepse na japin kënaqësinë e ajrit të pastër që merr në oksigjen. Kur ke ajër të pastër je e shëndetshme.
Përsëri më pëlqejë,edhe të bukura janë edhe ajrin e pastër na e japin”- u shprehën vogëlushët.
 
Besniku dhe Rozeta Braho, shprehin dëshirën që edhe qytetarë të tjerë ti bashkohen nismës së Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, ku secili sipas mundësisë së tyre të japin kontributin, për ta bërë kryeqytetin më të gjelbër dhe më të pastër.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Biden pranon mangësitë gjatë debatit mes zërave për tërheqjen nga gara presidenciale

Biden pranon mangësitë gjatë debatit mes zërave për tërheqjen nga gara presidenciale