Kryeministri i vendit, Edi Rama në takimin e përjavshëm me koordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes, ku u prezantuan rastet e zgjidhura prej tyre, edhe njëherë u bëri apel qytetarëve që mos të humbasin asnjë minutë kohë, por ta drejtojnë problemin direkt në platformë. Sipas kryeministrit, qytetarët tashmë janë të përkrahur dhe shqetësimet e tyre trajtohen në kohë rekord.
Një ndër rastet ishte dhe i një të moshuari i cili kishte probleme me marrjen e pensionit. Pasi prezantoi rasti ai bëri thirrje që të votojnë për qeverinë “Rama”, marrë shkas nga zgjidhja e problemit të tij. Ndërkohë Rama i ka kërkuar që të ulet, pasi sipas tij në këtë rast nuk janë mbledhur për të kërkuar vota.
Pjesë nga biseda: Qytetari: Kisha 21 vite që kërkojë të drejtën e pensionit, shkoja gjithmonë te ai institucioni te Rruga e Durrësit më thoshin, ik se nuk e fiton. U ankova të platforma kur më thotë fëmija që e kisha fituar. Faleminderit shumë, ndaj unë them ta mbrojmë ta duam e të votojmë për qeverinë
Rama: Ulu, faleminderit shumë, por këtu nuk jemi për vota, Këtu jemi për të treguar se si platforma funksionon për të dhënë të drejtën që qytetarët nuk e kanë gjetur më parë.
Për 30 vite me radhë, Florian Shehu nga Farka nuk arrinte të regjistronte aktin e marrjes së tokës në pronësi (AMTP).
Për vite me radhë Florian Shehu ndiqte procedurat për regjistrimin e AMTP-së së tij, por dosja e tij kalonte sa nga njësia administrative Farkë në bashkinë Tiranë dhe rikthehej përsëri disa herë duke mos mundësuar vijueshmërinë e procesit.
Ai vendosi t’i drejtohej platformës së bashkëqeverisjes dhe pas trajtimit të ankesës, Drejtoria e Përgjithshme Juridike e Aseteve dhe Licensimit pranë bashkisë Tiranë bëri të mundur dërgimin e dosjes për regjistrim pranë ZRPP-së.
Problemet me përllogaritjen e masës së pensionit janë një ndër shqetësimet kryesore që platforma e bashkëqeverisjes i ka dhënë zgjidhje.
Kadrie Llanaj vendosi t’i drejtohej platformës së bashkëqeverisjes pasi nuk gjeti zgjidhje për pensionin e bashkëshortit të saj të ndjerë, të cilit që prej vitit 2014 dhe deri në shkurt 2019 i është mbajtur 50% e masës së pensionit.
Kjo ka ndodhur si si rezultat i një auditimi të ushtruar mbi ligjshmërinë e pensioneve të pleqërisë.
Pas ankesës në platformën e bashkëqeverisjes, u kontatua një gabim në vitin e lindjes së zotit Llanaj.
Çështja u ndoq edhe në Zyrën e Gjendjes Civile dhe pas korrigjimit u bë i mundur kalimi i të gjithë shumës së mbajtur në emër Kadrie Llanajt.
Irini Kaçe, banore e Pogradecit, e cila posedonte një vendim gjyqësor të formës së prerë, për shfrytëzimin e pronës së saj arriti ta merrte atë 26 vite më pas, pas ankesës së saj në platformën e bashkëqeverisjes.
Ajo nuk arritne të shfrytëzonte pronën e familjes së saj si pasojë një ndërtimi pa leje në këtë pronë. Instancat përkatëse kishin lajmëruar prishjen vullnetare të këtij objekti, por pa rezultat. Me marrjen e kësaj ankese Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pasi kreu të gjitha verifikimet në terren në përputhje me procedurat dhe afatet ligjore në datën 10 maj 2019 mori masën administrative gjobë ndaj personit që kreu këtë ndërtim, si dhe prishjen e këtij objekti.
Në takimin javor të Kryeministrit Edi Rama me koordinatorët e bashkëqeverisjes, ku prezantohen rastet e ankesave të qytetarëve që kanë marrë zgjidhje përmes platformës, Irini Kaçe i shprehu Kryeministrit mirënjohjen e pafund për iniciativën e realizuar për ti dhënë çdo qytetari këtë fuqizim ndërmjet këtij komunikimi për të zgjidhur rastet konkrete.
“Edhe pse juriste, edhe pse e kisha të zgjidhur çështjen ne aspektin juridik e civil me një vendim të formës së prerë u hasa me institucionet përkatëse, konkretisht me Inspektoriatin të pushtetit lokal ne Pogradec. Toka është marrë pas 26 vitesh posedim të paligjshëm”, theksoi ajo.
Kryeministri Rama tha se “më vjen shumë keq kur dëgjoj histori të tilla se janë stërmundime për një familje, apo qytetar, por më vjen shumë mirë që kemi gjetur këtë instrument komunikimi të drejtpërdrejtë. Mos nguroni të aplikoni tek “shqiperiaqeduam” dhe brenda 10 ditësh merrni përgjigje nëse u takon përgjigja , ashtu sikundër duhet të bëhemi bashkë për të përballuar një strukturë të caktuar si kryeinspektoriati përkatës në Pogradec që nuk do t’ia dijë për qytetarët”.
“Në jemi me ju në krah deri në fund, përdorni platformën. E tha një nga parafolësit që platforma përqeshet, shahet të gjitha këto thjesht e bëjnë dhe më të vendosur punën tonë”, – theksoi Rama duke shtuar se do të jemi në shërbim të qytetarëve.
Kreu i qeverisë tha se “e vlerësoj shumë, jam shumë mirënjohës që të gjithë ata që kanë kaluar gjithë ato peripeci, zgjidhin hallin e tyre, por vijnë këtu të na ndihmojnë ne. Përmes dëshmisë tuaj njerëzit dëgjojnë një si ata dhe nuk ndihen të pafuqishëm dhe kuptojnë njësoj si ju si të gjithë dëshmitarët mund të na kenë në krah me një sinjal”.
“E gjithë kjo skuadër është 24 orë në dispozicion. mbrapa faqes online është gjithë ky ekip dhe çdo çështje trajtohet nga ministrat përkatës”, tha Rama
Po kush eshte ky pensionist tru pjerdhur qe do kete ndonje pension te pa merituar ose ilacet ja paguan Rama dhe na flet qe te votojme qeverin hajdute une kam qene socialist por me 35vjet me tre turne ne kombinatin tekstilit “stalin “” marr nje pension 16000 lekesh ju bej thirrje gjith pensionisteve te mos e votojne kte qeveri mashtruse me qene se opozita nuk eshte ne gare tung
PërgjigjuKeshtu vazhdo CUBI populli esht i mencur dhe di te vleresoi dhe te te mbeshtes ne cdo koh.po punove mir dhe per fumarenjt qe orvateshim me dit e me vite dhe nuk i zgjidhje dot populli do te mbeshtes gjithmon SUKSESE.
PërgjigjuJu uroj suksese Z.Rama ne zgjedhjet e 30 Qershorit,qente le te lehin karvani te ece perpara
Përgjigju