Një pensioniste gjermane 77 vjeçare ka nisur një tur nëpër botë me makinën e saj amerikane “Hudson”, më shumë se 80 vjeçare e vjetër. Mbi 100 persona dhe shumë fotografë e kameramanë dolën nëpër rrugë për t’a përshëndetur dhe për t’i uruar një udhëtim të mbarë. Ajo quhet Heidi Hetzer dhe është mjaft e njohur në Berlin si pronarja e disa makinave, pasi është marrë me makina që në rini si mekanike e specializuar.
Pasi kish lajmëruar të njohurit e saj për nisjen e udhëtimit 2 vjeçar në 56 shtete, shumë mbështetës dolën për t’a përshëndetur dhe ndërsa fotografohej ajo dukej mjaft e emocionuar, jashtë një hoteli në Berlin me “Hudsonin” e saj blu. Ajo është nëna e dy fëmijëve të rritur, dhe pak para nisjes hapi një aplikim për të patur një shoqërues në udhëtimin e saj dhe mes 150 aplikuesve zgjodhi fotografin 25-vjeçar Franco-Gjerman, Jordane Schoenfelder.
Heidi është ish-pjesmarrëse e garave really dhe shumë prej admiruesve të saj po i jepnin kurajo ndërsa ajo e përlotur pozonte para kamerave. Ajo u shpreh rreth udhëtimit të saj se ndihej shumë e emocionuar dhe mezi priste të nisej për të parë të gjithë shteter ku ka planifikuar të kalojë dhe të njohë njerëzit në ato vende. Kjo sipas saj do të jetë një eksperiencë e veçantë për shkak se ajo do të ekslporojë gjithçka e vetme, dhe jo me një guidë.
Madje edhe shoqëruesin e sja e ka zgjedhur jo zotërues të një patente për shkak se do të përjetojë vet çdo metër rrugë që do të bëjë. Heidi Hetzer, e lindur në vitin 1937 ka marrë pjesë në garat me makina që në moshën 16 vjeçare dhe ka fitur gati 150 çmime gjatë gjithë këtyre viteve. Ajo e nisi udhëtimin e saj drejt Vienës, më një hartë në dyert e makinës së sah që tregonin Stambollin, Teheranin, Rusinë dhe Kinës si destinacione të mëvonshme.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO