Pentagoni: 30% më shumë dhunë
seksuale mes ushtarëve amerikanë

NJU JORK - Numri i ushtarëve amerikanë, të cilët pretendohet se kanë pësuar dhunim seksual është rritur me një të tretën në dy vitet e fundit. Në veçanti në vitin 2012, rreth 26 mijë anëtarë të Forcave të Armatosura kanë rrëfyer në një sondazh anonim se kanë “pësuar kontakte seksuale jo të dëshirueshme”. Në 2010 kanë qenë 19.300.

E zbulon këtë një raport i Departamentit të Mbrojtjes sipas të cilit në 2012 janë regjistruar 3.374 përdhunime seksuale, një numër më i madh krahasuar me vitin 2011, kur u raportuan 3.192. Rezultatet e hetimit të Pentagonit vijnë dy ditë pas arrestimit të Jeffrey Krusinski, një zyrtar drejtues i një program për parandalimin e abuzimeve në ushtri. Ushtaraku, i cili ishte i dehur në çastin e mbërritjes nga policia, është akuzuar se ka ngacmuar vazhdimisht seksualisht një grua në praking

"Ky arrestim – ka pohuar për "Uashington Post" senatori demokrat Carl Levin, president i komisionit mbi Forcat e Armatosura – tregon përpjekjen që po bëhet nga Departamenti i Mbrojtjes për të ndalur dukurinë e dhunës seksuale në ushtri”.


Dënimi i Obamës

Presidenti amerikan, Barack Obama ka dënuar aktet e dhunës seksuale në ushtri dhe ka pohuar se, “sulmi seksual nga anëtarë të ushtrisë amerikane është akt i papranueshëm dhe tradhëti e uniformës që ata mbajnë veshur”. Obama ka shtuar se “ushtarë të tillë duhet të largohen me turp nga ushtria”.

Redaksia Online

(ma/shqiptarja.com)


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve