Pentagoni përfundimisht i jep një emër operacionit që po zhvillohet në Irak dhe Siri kundër organizatës Shteti Islamik, pas më shumë se dy muaj sulmesh ajrore, duke e quajtur "Vendosmëri absolute", njoftoi sot një zëdhënës amerikan.

"Emri i operacionit është Vendosmëri absolute", deklaroi koloneli Ed Thomas, zëdhënës i gjeneralit Martin Dempsey, para gazetarëve.
"Ky vendim u morr para disa ditëve", shtoi ai por pa dhënë më shumë detaje.

SHBA-ja filloi më 8 gusht të bombardojë organizatën Shteti Islamik, fillimisht në Irak dhe më pas i shtriu këto sulme edhe në Siri.

Dje dhe sot, 18 sulme ajrore goditën pozicione të xhihadistëve përreth qytetit kurd të Kobanes, në veri të Sirisë.

ATSH