Pentagoni: Forcat ruse po kryejnë krime lufte në Ukrainë, ka prova të qarta

Pentagoni: Forcat ruse po kryejnë krime lufte në Ukrainë, ka prova të qarta

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka akuzuar Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë, duke thënë se ka "prova të qarta" që po ndodhin vepra të tilla. 

Gjatë një konference për shtyp, Pentagoni tha se do të ndihmonte në mbledhjen e provave të mizorive. 

"Ne sigurisht shohim prova të qarta se forcat ruse po kryejnë krime lufte dhe ne po ndihmojmë në mbledhjen e provave për këtë," tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby. 

Ai tha se SHBA do të kontribuojë në procesin hetimor, por shtoi: "Për sa i përket asaj që do të dalë nga kjo, ky nuk është një vendim që do të merrte udhëheqja e Pentagonit."

Në fillim të këtij muaji, Mbretëria e Bashkuar dhe 37 vende të tjera referuan Rusinë te prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) për të hetuar " krimet e luftës në Ukrainë" në referimin më të madh në historinë e GJPN-së. 


Lajmi kryesor:

Kremlini: Përdorimi i armëve bërthamore, vetëm nëse rrezikohet ekzistenca e Rusisë! SHBA: Të enjten sanksione të reja! Zelensky flet në parlamentin italian: Mariupoli, si të imagjinoni Xhenovën të shkatërruar


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve