Disa kate dhe korridore brenda Pentagonit janë mbyllur dhe të tjera po evakuohen për shkak të një "aksidenti me materiale të rrezikshme", thanë tre burime të njohura dhe departamenti lokal i zjarrfikësve.
Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, tha se sistemet brenda Pentagonit “kanë zbuluar një problem me cilësinë e ajrit që kërkon masa paraprake derisa të përcaktojmë shkakun”.
“Departamenti po zbaton protokollet standarde të mbrojtjes, duke përfshirë një urdhër për evakuimin për zonën e prekur”, tha Parnell.
Një mesazh i dërguar nga ekipi i sigurisë së Pentagonit tha se ishte zbuluar një “problem me cilësinë e ajrit” dhe se nevojiten testime shtesë.
“Ky testim shtesë mund të zgjasë një deri në dy orë. Ekipet e reagimit janë në vend dhe gati për të mbështetur njerëzit e ndërtesës nëse është e nevojshme. Mund të shikoni personelin e reagimit dhe agjenci të shumta përfshirë masat paraprake që po zhvillohen në oborrin qendror te kompleksit. Ju lutemi mos i keqinterpretoni këto veprime emergjente”, thuhej në mesazh”.
Kati i dytë e më sipër dhe koridorret që i lidhin këto kate të kompleksit janë mbyllur, thanë dy nga burimet. Burimi i tretë i tha CNN se policia në ndërtesë mban maska gaz dhe pajisje të tjera mbrojtëse nga kimikatet.
lajm ne perditesim...
Komente







