Forcat ruse në Ukrainë kanë probleme logjistike dhe po u mbarojnë ushqimet tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby në një konferencë për shtyp.

"Të gjithë kemi parë ushtarë rusë duke plaçkitur supermarkete. Trupat e Moskës vazhdojnë të kenë probleme në terren. Rusia nuk ka arritur asnjë nga objektivat strategjikë që i kishte vendosur vetes. Forcat ukrainase po rifitojnë terren në jug të vendit, afër Khersonit. Ata po mbrojnë veten në një mënyrë shumë inteligjente", tha ai.


Lajmi kryesor:

Kremlini: Përdorimi i armëve bërthamore, vetëm nëse rrezikohet ekzistenca e Rusisë! SHBA: Të enjten sanksione të reja! Zelensky flet në parlamentin italian: Mariupoli, si të imagjinoni Xhenovën të shkatërruar