Pepe largohet nga Real Madrid
i mërzitur me Zinedine Zidane

Pepe largohet nga Real Madrid<br />i mërzitur me Zinedine Zidane
Pepe tashmë quhet i larguar nga Reali, pasi nuk arriti të bindte klubin dhe trajnerin Zidane për një rinovim kontrate. Me shumë gjasa mbrojtësi portugez do t’i bashkohet Interit ose PSG.

Pepe kaloi 10 vjet në kryeqytetin spanjoll pasi iu bashkua Los Blancos nga Porto, por thotë se është larguar nga klubi pa shkëmbyer asnjë fjalë me trajnerin e tij.

“Nuk i thashë mirupafshim Zidane-s pasi ai dhe Real Madrid e dinin përpara meje se çfarë do të ndodhte,” shprehet portugezi për stacionin radiofonik Cadena Cope të martën.

“Ajo që ka bërë Zidane te Real është spektakolare, por ka gjëra të cilat nuk mund t’i kuptoj, si për shembull arsyen pse u zhduka nga ekipi,” shprehet 34-vjeçari, i cili vuajti të gjente hapësira në gjysmën e dytë të sezonit dhe u zëvendësua nga Rafael Varane. Pepe gjithashtu u shpreh se e vetmja arsye pse u largua nga klubi ishte se nuk iu ofrua një rinovim kontrate.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet