Peqin/ Gjelat e detit dalin në panair, promovohet tradita

Njohur për traditën qindravjecare të mbarështimit të gjelit të detit, peqinasit mirëpritën në panairin e prodhimeve bujqësore e blegtorale, Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, deputetë e përfaqësues të pushtetit vendor.

“Njerëzit e Peqinit janë miqësor dhe shumë punëtor. Ata me dashurinë për tokën kanë bërë prodhime vendase dhe promovojnë këto prodhime”,- është shprehur Begaj.

Nxënësit e shkollave me veshje tradicionale kërcyen vallet popullore, ndërsa prindërit e tyre prezantuan në panair, produkte të ndryshme që nga vaji i ullirit, rakia, djathi e arrat. 

Synimi kryesor i këtij aktiviteti është gjetja e tregjeve për fermerët që kanë bazuar ekonominë familjare tek mbarështimi dhe shitja e gjelave te detit.

Kryetari i Bashkisë së Peqinit, Bukurosh Maçi, u shpreh se me anë të këtij aktiviteti, qyteti reklamon vlerat tradicionale.

“Me këtë aktivitet nxjerrim në pah vlerat tona”,- ka deklaruar Maçi.

Gjelat e detit këtë vit në Peqin tregtohen me 1200 deri në 1500 lek për kg. Sezoni sapo ka nisur thanë fermerët, të cilët presin më shumë ftime deri ne fund te dhjetorit.

“Deri tani gjeli shitet me 1200 lek për kg dhe pula e detit me 1300 lek për kg”, tha një grua.” Unë i shes me 1500 lek për kg. Dal në rrugë kryesore ccdo ditë”,- tha një tjeter fermer.

Në qarkun e Elbasanit mbarështohen rreth 50 mijë krerë gjela deti në vit.

K.M/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ UEFA hap procesin e rishitjes së biletave, mbi 500 mijë tifozë në pritje! Zhgënjim te kuqezinjtë

Euro 2024/ UEFA hap procesin e rishitjes së biletave, mbi 500 mijë tifozë në pritje! Zhgënjim te kuqezinjtë