Alban Semaku, ish-anëtari i bandës së Lushnjes është viktima, trupi i cili u gjet i pajetë në  Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, në lagjen 'Çezma. Semaku, i cili deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali, u gjet i ekzekutuar me armë zjarri, ndërsa trupi ishte hedhur në një zonë ku banorët derdhnin mbeturina. Ai dyshohet të jetë vrarë mbrëmjen e djeshme, ndërsa trupi i pajetë u gjet mesditën e sotme. 38-vjeçari u ekzekutua vetëm 5 muaj pasi ishte liruar nga burgu.

Ka dyshime se Semaku është ekzekutuar diku tjetër dhe se më pas trupi u soll në vendin ku edhe u gjet. 38-vjeçari është qëlluar dy herë, ku njëri nga plumbat e ka kapur në shpinë dhe tjetri në brinjë.

Viktima u identifikua pas disa orësh, për shkak edhe të faktit se nuk ishte banorë i zonës, ku kanë qenë familjarët që kanë konfirmuar identitetin e tij. Emri i tij lidhet me një sërë ngjarjesh kriminale, ku rezulton i dënuar më parë për vrasje, kanosje e trafik droge. Policia nuk ka ende asnjë të dyshuar për ekzekutimin e 38-vjeçarit, ku paraprakisht dyshohet për larje hesapesh, ndërsa hetimet vijojnë.

Banda e Lushnjes, e kryesuar nga Aldo Bare, është një ndër bandat më famëkeqe të 1997. Bare e krijoi bandën pas vrasjes së vëllait të tij, Ramadan Shkurti, bandë e cila lidhet me një numër të madh krimesh, nga vrasje, rrëmbime, dhunime etj.. Kjo bandë veproi për disa vite, deri kur Aldo Bare u arrestua në Turqi. Aldo Bare tashmë ndodhet në burg, pasi u shpall fajtor për 4 vrasje atë të Genci Kasharit, Xhevat Demirit, Nimet Zenelit e Masar Aliut.

Kush është Alban Semaku, i dënuar më parë për vrasje, kanosje e trafik droge 

Në vitin 2006, Semaku është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës, me vendimin e datës 28.08.2003 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, ndodhur në qytetin e Lushnjës, kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës.

Më datë 16.03.2015 ai është arrestuar në flagrancë, pasi në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën, me armë zjarri, shtetasin M. T. Gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj shtetasit Alban Semaku, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit “Zastava”, një krehër pistolete me 6 fishekë dhe dy doza heroinë.

Me vendimin e datës 16.11.2015 të Gjykatës së Rrethit Lushnjë është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja” dhe është liruar nga burgu 06.05.2021, pasi ka vuajtur dënimin në  I.E.V.P Peqin.

 

1634481131_Sequence03.00103524.Still032.jpg

Viktima

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:08
FOTO/ Kush është ish- anëtari i bandës së Lushnjes që u gjet i ekzekutuar në Peqin

1634481131_Sequence03.00103524.Still032.jpg

Ky është Alban Semaku, ish-anëtar i bandës së Lushnjes që u gjet i ekzekutuar në afërsi të Shkumbinit, në lagjen Çezmë. Report Tv ka siguruar foton e 38-vjeçarit, teksa identifikimi i tij është bërë nga familjarët në morg.

Ora 14:52
I hedhur mes plehrave në një zonë të pabanuar, këtu u gjend trupi i pajetë i 45-vjeçarit në Peqin

I hedhur mes plehrave në një zonë të pabanuar është gjendur trupi i pajetë i 45-vjeçari ende të paidentifikuar, mesditën e sotme në Peqin.