Një pikë karburanti në anë të rrugës Elbasan-Peqin ka rënë pre e vjedhjes mbrëmjen e djeshme. Karburanti ndodhet në fshatin Hoxhaj të Peqinit. Policia ka mundur të identifikojë dhe të arrestojë autorët e grabitjes, Dervish dhe Meridian Hoxha.
Report Tv siguron pamjet ekskluzive të momentit kur njëri nga dy grabitësit vjen më parë gjatë ditës me motor duke studiuar terrenin, ndërsa më pas në mbrëmje, sëbashku me shokun e tij vjedhin lekët në banesë.
Në pamje duket momenti kur njëri prej tyre ruan poshtë nëse ka lëvizje nga familja, ndërsa tjetri merr lekët dhe largohen me shpejtësi. Ngjarja ka ndodhur në orën 20:50 të mbrëmjes së djeshme në katin e dytë të banesës së Zija Hoxhës, teksa ai sëbashku me familjen ishin në katin e parë që e ka lokal dhe pikë karburanti.
Dy autorët janë të njohur për pronarët e karburantit. Për këtë arsye, njëri nga autorët ka mbajtur me muhabet bashkëshorten e pronarit, duke i larguar vëmendjen nga bashkëpunëtori tjetër, i cili ndërkohë vodhi 24 milion lekë të vjetra. Pronari Zija Hoxha u shpreh për Report Tv se autorët janë bashkëfshatarët e tij. "Duke u shërbyer klientëve deri nga ora 19:00, ndërsa si cdo natë rrimë në lokal dhe e hamë darkën poshtë. Në orën 22:00 e mbyll edhe karburantin dhe lokalin dhe ngjitem lart. Kur shkoj në dhomën e fjetjes shikoj sirtarin që ishte hapur, aty ku mbanim lekët.
Kisha 24.4 milionë lekë të vjetra. Do të paguaja faturat sot, pasi i kisha nga biznesi familjar. Shkova në polici, më pas erdhën dhe kryen veprimet. Kishin punuar me dorashka. Janë bashkëfshatarët e mi që e kanë kryer këtë punë me një grup prej 3-4 personash" deklaroi ai. Pavarësisht se u zbuluan nga kamerat e sigurisë së pikës së karburantit, autorët nuk e kanë pranuar vjedhjen në polici.
Boh ca behet kshu por ky pronari i ka mbajt me bukë e me pune këto dy...me duket e pabesueshme
PërgjigjuPo nuk u zhduk paraja cash akoma dhe per nje karamele, gjithnjë mutëri do të ketë!
Përgjigju