Peqin, hyjnë të vjedhin banesën
plagosin çiftin e bashkëshortëve

Peqin, hyjnë të vjedhin banesën<br />plagosin çiftin e bashkëshortëve
 PEQIN-  Tre persona me maska kanë hyrë për të grabitur në banesën e familjes Beqiri, në komunën Gjocaj dhe kanë goditur me mjete të forta gruan e shtëpisë dhe bashkëshortin e saj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30 minuta. Personat me maska kanë goditur me mjete të forta gruan e shtëpisë, Farie Beqirin, 57 vjeçe dhe bashkëshortin  Haki Beqiri.

Korrespodenti ynë në Elbasan, Andi Qosja informon se nga gruaja ndodhet në vdekje klinike, ndërsa është plagosur, por më lehtë bashkëshorti i saj.

Policia po punon për identifikimin e autorëve si dhe veprimet e tjera hetimore. 

RREFIMI PER A1 REPORT
Haki Beqiri i zoti i shtëpisë tregon për mikrofonin e A1 Report se çfarë ka ndodhur:
 "Ata hapën portën e madhe të shtëpisë, ndezën dritën nga brenda të dhomës time. Më kërcënuan se do të më vrasnin, pastaj u futën në dhomë dhe më thanë lekët. U thashë nuk kam lekë dhe më qëlluan me shkelm dhe më pas me tytën e automatikut. Më vrit se nuk kam lekë.  Më pas plasi gjaku dhe pastaj shkuan tek gruaja.”- tregon momentin e dhunimit nga grabitësit.
Beqiri thotë se “Kjo është hera e tretë që i vjedhin shtëpinë” por  policia nuk ka dijeni pasi nuk kishte bërë denoncimin.

Beqiri jep një detaj për policinë duke thënë se autorët mund të jenë të njohur të familjes, ose banorë të fshatit pasi grabitësit dinin se ku ishte çelësi i dritës dhe e kanë ndezur menjëherë dritën.

Ai thotë se kishte dy fëmijë emigrantë në Itali dhe kishte nisur ndërtimin e një pjese të shtëpisë. Kjo duhet të ketë nxitur grabitësit të mendonin se dy djemtë e tij mund të kishin sjellë para nga Italia për të ndërmarrë dhe grabitjen.

Beqiri ndodhet i shtruar në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe duken qartë hematomat që i janë shkaktuar nga grabitësit. 
 
haki beqiri
(Foto: Haki Beqiri i dhunuar nga grabitësit me maska. Ndodhet i shtruar në spitalin e Elbasanit)


 Haki Beqiri


Policia thotë se janë 5 persona, nga fshati Gjocaj që u shoqëruan në polici 

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Artisti argjentinas përjetëson Kadarenë në një murale, kuratori Haliti: Atraksion për të gjithë vizitorët në kryeqytet

Artisti argjentinas përjetëson Kadarenë në një murale, kuratori Haliti: Atraksion për të gjithë vizitorët në kryeqytet