Autoboti, që mbante 32 mijë litra solar, ishte ndalur në fshatin Çopanaj, ku ndodheshin dhe 5 depozita me 200 mijë litra hidrokarbure, në pronësi të Drini Cekës – person ky i shpallur tashmë në kërkim.
Zbulimi i kontrabandës u bë nga policia në kuadrin e operacionit “Rafineria”; sipas Ministrisë së Brendshme, "nga hetimet paraprake ka rezultuar se sasia e hidrokarburit të gjetur nuk është deklaruar në organet doganore dhe tatimore. Ceka furnizohej me solar në Fier dhe më pas e tregëtonte atë në Tiranë, Elbasan dhe Peqin.
Po vazhdon hetimi i çështjes në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e Drejtorisë së Tatimeve dhe Drejtorisë së Doganave, të cilat kryen edhe veprimet proceduriale për bllokimin e depozitave.
Materialet e çështjes do t’i kalojnë më pas Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Elbasan për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie të paligjshme, ndërsa është bërë shpallja në kërkim e shtetasit Drini Ceka."
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)