Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mesditën e sotme në Peqin. Makina me të cilën udhëtonin një grup shokësh ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal, 5 metra poshtë.
 
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 5 të rinjtë, të cilët janë transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, 2 në spitalin e Elbasanit, 2 në Tiranë, dhe njëri në Durrës.
 
Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të mjetit, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.