Peqin- Marku: Nuk ka diskriminim të të dënuarve në burgjet e vendit

/ATSH-Miranda Sadiku- Në Institutin e Ekzekutimit të Dënimeve Penale në Peqin, është organizuar sot analiza vjetore e punës së Policisë së Burgjeve të vendit.

Drejtori i Policisë së Burgjeve, Pal Marku, gjatë fjalës së tij parashtroi punën e Policisë së Burgjeve, sigurinë e lartë që paraqet kjo Polici etj, duke theksuar ne vazhdim se "gjatë transferimit  të të dënuarve në burgje janë respektuar të drejtat e tyre dhe se deri më tani nuk ka diskriminim të të dënuarve". Në vijim Marku është ndalur tek siguria në burgje, duke deklaruar se i është kushtuar një siguri e madhe. "Gjatë vitit 2014 janë ushtruar 4004 kontrolle në dhomat e të dënuarve në burgjet e vendit, ku janë gjetur dhe sekuestruar 1112 celularë", tha Marku.

Në analizë u bë e ditur se gjatë vitit 2014 në burgjet dhe në paraburgim janë bërë 9016 hyrje, janë liruar 5606 të dënuar, janë trajtuar 420 të dënuar të sigurisë së lartë, nga këta 153 të dënuar me mjekim të detyruar. Aktualisht, në të gjithë burgjet e vendit 257 të dënuar janë të sëmurë mendorë, 101 minorenë dhe 95 gra të dënuara dhe të paraburgosura. "Në mënyrë urgjente nevojiten skanera për të evituar futjen e sendeve nga ana e familjarëve në dhomat e të dënuarve, ndërsa ka ende probleme në drejtim të standarteve të sigurisë në burgje. Për këtë qëllim nevojiten ende mjaft investime për të patur standarte të nivelit europian", shtoi Marku.

Ai pranoi faktin se aktualisht në burgjet e vendit ka mbipopullim të të dënuarve, duke shtuar se "me vënien në funksionim të burgjeve të Fierit dhe Shkodrës mbipopullimi do të zbehet". Marku u ndal edhe tek performanca profesionale e punonjësve të Policisë së Burgjeve, duke theksuar se "për këtë arsye po kryhet edhe testimi i punonjësve".
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime