/ ATSH/ - Është peruruar sot biblioteka e gjimnazit "Zihni Magani" në qytetin e Peqinit, ku ka marrë pjesë edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, deputetet Alfred Peza e Fatmir Toci, si dhe përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Arsimit.
Kjo nismë e re që aplikohet për herë të parë në këtë shkollë është titulluar "Më thuaj cfarë biblioteke ke, të them cila shkollë je" dhe për ministren Nikolla kjo biblioteke e re e kësaj shkolle është dallëndyshja e parë e një serie bibliotekash që do u shtohen shkollave të vendit tonë.
"Këto biblioteka do të ngrihen me ndihmën e donatorëve, nxënësve dhe komunitetit. Krahas ngritjes së cilësisë së mësimdhënies, do të bëhet gjithçka për ngritjen e bibliotekave në të gjithë shkollat", tha ministrja Nikolla, pasi ka parë nga afër ambjentet e kësaj biblioteke, duke e cilësuar vitin 2015 si vitin e librit.
Deputeti i Peqinit, Alfred Peza, vlerësoi pranine e ministres në perurimin e kësaj biblioteke, duke theksuar se "është një arritje e madhe ringritja e bibliotekave në shkolla dhe në këtë kuadër edhe në Peqin, i cili njihet si qyteti i arsimit. Është hera e parë që në perurimin e një biblioteke të tillë merr pjesë një zyrtar i lartë i arsimit", tha Peza. Ndërsa deputeti Toci vlerësoi këtë nismë duke shtuar se "nisma e ndërrmarë në shkollën "Zihni Magani" do të mbështetet masivisht nga të gjitha shkollat e vendit".
/Shqiptarja.com