Peqin/ Plagosi në këmbë me armë zjarri një person, policia po punon për kapjen e autorit 

Peqin/ Plagosi në këmbë me armë zjarri një person, policia po punon për kapjen e autorit 

Një plagosje ka ndodhur në Peqin, ku një 26- vjeçar ka plagosur më armë zjarri një 41- vjeçar.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 21:10, në lagjen "Xhami" Peqin, personi me inicialet A. T, 26 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin Sh. C., rreth 41 vjeç.

41 vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po punohet nga polcia për kapjen e autorit.

"Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga strukturat për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan u bë identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit A. T, 26 vjeç, i cili dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 21:10, në lagjen "Xhami" Peqin, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin Sh. C., rreth 41 vjeç. Shtetasi Sh. C., ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar", njoftoi sot policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?



×

Lajmi i fundit

Një ditë e mirë për të reflektuar mbi marrëdhëniet tuaja, horoskopi për sot

Një ditë e mirë për të reflektuar mbi marrëdhëniet tuaja, horoskopi për sot