Një i ri ka kërcuar me automatik të atin, në fshatin Çopanaj të Peqinit. Burime zyrtare nga policia rajonale bënë sot me dije se në pranga është vënë 20-vjeçari A.Hudhri. 

Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes Hudhri, ku 20-vjeçari ka kanosur me automatik 45 vjeçarin L.Hudhri për motive të dobët, bëjnë me dije të njëjtat burime, pa dhënë detaje të tjera rreth origjinës së konfliktit.

Polica bën me dije se është njoftuar rreth konfliktit dhe ka mundur të arrestojnë në flagrancë të riun.

Bëhet e ditur se është sekuestruar edhe automatiku i cili rezulton pa leje. 

automatik

Redaksia Online
m.b/Shqiptarja.com