PEQIN, Elbasan – Një grua ka arritur të shpëtojë e gjallë nga bashkëshorti i saj, i cili kishte shkuar vajtur në spital për ta vrarë, pasi efektivat e policisë së Peqinit me ndërhyrjen e tyre kanë arritur të parandalojnë një rast më shumë në krimin brenda familjes.

NGJARJA
Sh. Bakalli gjendej në spitalë në gjendje shoku, pasi kishte arritur t’i shpëtonte dhunës që bashkëshorti ushtronte sistematikisht mbi të.

Menjëherë pasi ka arritur në spitalin e Peqinit gruaja ka bërë kallzim penal ndaj burrit të saj, Nazmi Bakallit.Veprim i cili mesa duket e ka bërë të reagojë keq bashëshortin e saj, i cili sapo u njoftua për kallëzimin penal shkoi në vendin ku gruaja e tij po kurohej dhe tentoi ta vriste atë me një mjet të mprehtë.

Kanë qenë efektivat e policisë së Peqinit të cilat kanë neutralizuar menjëherë situatën e kanë shpëtuar jetën e gruas.
(gm/shqiptarja.com)