Tenton të vrasë me armë zjarri një 56 vjeçar,policia e Peqinit arreston në flagrancë 63 vjeçarin Mersin Lika banues në fshatin Lisnajë Përparim.

Blutë bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar ditën e djeshme në fshatin Lisnajë, ku u sekuestrua edhe një armë zjarri model 56 kalibër 7.62 mm e 4 gëzhoja.

Gjatë kontrollit fizik 63-vjecarit  i gjendet dhe i sekuestrohet një armë zjarri (pistoletë) tip TT dhe një krëher me 7 fishekë

Arrestimi i Likës , u bë pasi në fshatin Lisnajë, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 56-vjeçarit me inicialet  R.K.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 278/2 të Kodit Penal.

pistoleta peqin

Njoftimi i Policisë

Qëllon me armë zjarri në drejtim të një shtetasi, arrestohet në flagrancë nga policia

Sekuestrohen në vendngjarje 4 gëzhoja armë zjarri model 56 kalibër 7.62 mm

Gjatë kontrollit fizik i gjendet dhe i sekuestrohet një armë zjarri (pistoletë) tip TT dhe një krëher me 7 fishekë

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Peqin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Mersin Lika, 63 vjeç banues në fshatin Lisnajë Përparim.

Arrestimi i tij, u bë pasi në fshatin Lisnajë, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit R.K., 56 vjeç.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja armë zjarri model 56 kalibër 7.62 mm.

Gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri (pistoletë) e tipit TT, një krëhër me 7 fishekë model 54 kalibër 7.62 mm

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com