'Për 6 ditë e pastrojmë Thumanën'/ Basha: Kaluan më shumë se një muaj dhe asgjë! Propaganda me regji qendrore e Ramës s'e fsheh dështimin

'Për 6 ditë e pastrojmë Thumanën'/ Basha: Kaluan më shumë se një muaj dhe asgjë!  Propaganda me regji qendrore e Ramës s'e fsheh dështimin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke e quajtur se nuk ka bërë gjë tjetër gjatë qeverisjes së tij përveç se propagandë.

Për këtë, Basha ka publikuar një video nga Thumana ku kreu i qeverisë ka premtuar se do të mbarojë pastrimi i zonës më 14 prill, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Basha shprehet se kjo video është një tregues se si kjo qeveri me në krye kryeministri Edi Rama, ka shkatërruar ekonominë e shqiptarëve edhe më shumë gjatë pandemisë.

"Ramavirusi shkatërroi ekonominë dhe varfëroi shqiptarët edhe më shumë gjatë pandemisë. Propaganda me regji qendrore e Ramës nuk e fsheh dot dështimin. Në prill premtoi se do të punohet me 4 turne (!!!) për të pastruar Thumanën nga rrënojat. Pamjet flasin vetë. "Puna" zgjati aq sa vizita dhe transmetimi me regji qëndrore i mashtrimit të radhës. Rama nuk i ndihmoi qytetarët as pas tërmetit dhe as gjatë pandemisë. Lekët e shqiptarëve i çon në xhepin e oligarkëve dhe për shpenzime luksi. Në vend që të ndihmonte qindra familje të varfëra, Rama harxhoi qindra mijë euro të taksave tona me charter luksi për fundjavë në Paris. Ekonomia në krizë të thellë, është dështimi i Ramës, i qartë po aq sa gënjeshtrat që ai broçkullit çdo ditë shqiptarëve", shkruan Basha.

Postimi i plotë i kryedemokratit Lulzim Basha

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rahman Gashi: 04/06/2020 10:22

    A moj viktime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur