Për armët e Sirisë duhen vlera të larta morale
Të ishim të saktë si gjermanët, të ishim seriozë e të drejtë si norvegjezët, të ishim elegantë e të kishim sensin e masës si francezët, të ishim punëtorë si amerikanët, të ishim gjenialë e teknologjikë si japonezët, ndoshta mbarë komuniteti ndërkombëtar, gjithë vendet e NATO-s, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të bënin mirë të na besonin detyrën tepër delikate të asgjësimit të armëve të Sirisë.
Të ishim të saktë si gjermanët, të ishim seriozë e të drejtë si norvegjezët, të ishim elegantë e të kishim sensin e masës si francezët, të ishim punëtorë si amerikanët, të ishim gjenialë e teknologjikë si japonezët, ndoshta mbarë komuniteti ndërkombëtar, gjithë vendet e NATO-s, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të bënin mirë të na besonin detyrën tepër delikate të asgjësimit të armëve të Sirisë.
Por ne nuk i kemi këto virtyte. E njohim mirë veten. Ne jemi njerëzit që bëmë Gërdecin e nderojmë jo viktimat e asaj tragjedie, por autorët që sot rrinë në shtëpi komode, makina luksoze e poste prestigjoze politike. Jemi vendi që kemi ende mbi 80 ton armë kimike të kohës së diktaturës së Enver Hoxhës. Jemi njerëzit që hedhim plehrat e përditshme nga dritaret e shtëpisë, që hedhim ndotjet industriale në lumejtë dhe liqenet e vendit. Ne, jemi njerëzit që lejojmë industritë metalurgjike të huaja të pasurohen duke mos venë filtra të detyrueshëm në një vend civil dhe u kemi vënë atyre në dispozicion si filtra, mushkëritë e gjithë banorëve të zonës së Elbasanit.
Pastaj, ne jemi njerëz që nuk protestojmë, ose protestojmë fare pak. Nënshtrohemi dhe preferojmë të pasurin, të fortin, të pushtetshmin.
Të gjitha këto nuk shkojnë. Në një mjedis të tillë do të vijnë mijëra tonelatat e armëve kimike të Sirisë?
Dhe dy fjalë për Qeverinë dhe për kryeministrin Edi Rama: Janë të freskëta Kuvendimet e fushatës elektorale, ato në formë rrethi, ku flisnin e dëgjonin të gjithë. Eshtë me vlerë dhe konferenca e antikorrupsionit që po mbahet gjatë sot në kryeqytet. Korrupsioni është një infeksion që duhet luftuar nga të gjithë. Por mbërritja apo jo e armëve kimike siriane në Shqipëri, kërkon të njëjtin kuvendim. Duhet bërë me të gjithë grupet e interesit. Urgjentisht.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
90.1%
-
Jo
5.8%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 2783
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ende në spital, Blushi telefonatë me përfaqësues të Kishës Ortodokse për gjendjen shëndetësore të kryepeshkopit Anastas
19 Janar, 13:33
-
Salianji letër nga qelia: Rilindja kërkon madhështinë e Edi Ramës, Opozita fuqizimin e qytetarit
19 Janar, 13:22
-
Nesër Kuvendi nis sesionin e fundit para 'shpërndarjes', ndryshimet në Kod për votën e diasporës ‘sfida’ e parë për konsensus! Begaj mesazh ligjvënësve
19 Janar, 13:10
-
Rama: Ndërtojmë qendrën e parë të skive në Korçë! 160 bujtina, 500 mijë turistë flenë të paktën një natë në ‘Parisin e Vogël’
19 Janar, 13:07
-
‘Bardhi ka probleme me grupin e Berishës’, Lapardhaja në Report Tv: Saliu kërkon të bëjë pazare me Ramën! Regjistrimi i diasporës, larg pritshmërive
19 Janar, 13:07
-
Edison Ypi: Noc Rroku
19 Janar, 12:51
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha porosi: Bindni emigrantët të regjistrohen
19 Janar, 12:43
-
E përditshmja 'Express': Britanikët vërshojnë drejt Shqipërisë, vendit me plazhe mahnitëse
19 Janar, 12:25
-
Afera ‘Partizani’/ Sali Berisha paraqitet nesër në SPAK, 'mobilizon' militantët në protestë! Mesazhi për strukturat: SKAP-i vegël e Ramës
19 Janar, 12:11
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Peter Sorensen pritet të jetë pasardhësi i Mirosllav Lajçak
19 Janar, 12:11
-
Ambasadori italian mbyll misionin 5-vjeçar, Veliaj e nderon me ‘Çelësin e Qytetit’: Misionar i afrimit të Shqipërisë me Italinë! Bucci: Lidhje të veçantë
19 Janar, 12:08
-
VIDEOLAJM/ Më në fund arrihet armëpushimi, palestinezët festojnë në rrugët e Gazës
19 Janar, 12:06