‘Për arritje në botën financiare dhe krimjimin e kriptovalutës me vlerë 4 mld dollarë’, kush është i riu nga Shkodra pjesë e të rinjve të suksesshëm të Forbes

‘Për arritje në botën financiare dhe krimjimin e kriptovalutës me vlerë 4 mld dollarë’, kush është i riu nga Shkodra pjesë e të rinjve të suksesshëm të Forbes

Kevin Sekniqi

TIRANË- Në listën e famshme të FORBES, “30 under 30” nuk kishte si të mungonte edhe një shqiptar.

Ai është Kevin Sekniqi, një djalosh nga Shkodra i cili është një nga 30 personat e moshës nën 30 vjeç që ka arritur një sukses marramendës në botën financiare dhe atë të zhvillimit ekonomik.

Në shkrim, Forbes nënvizon se ka shqyrtuar mbi 12 mijë kandidatë të mundshëm, duke i vlerësuar për faktorë si investimi, të ardhurat, ndikimi social, inovacioni dhe potenciali që kompanitë e tyre ofrojnë. Ai është cilësuar si “bashkëthemeluesi më i ri i Ava Labs, i cili ka luajtur një rol kyç në krijimin e Avalanche, një blockchain me shpejtësi të lartë që numëron mbi tre milionë përdorues, dhe [në krijimin e] AVAX, një kriptovalutë me një vlerë tregu prej 4 miliardë dollarë.”

Historinë e tij e ka bërë të ditur ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli-Faber që tregon se si e ka njohur të riun nga Shkodra.

“E takova vitin e kaluar në Majemi, në ato pak orë që ja lejonte vetes për të pushuar larg kompjuterit dhe kompanisë së tij. Shumë i dashur, i thjeshtë, dhe me mjaft modesti fliste për komaninë e tij, të filluar që në bankat e shkollës, zhvilluar në Nju Jork por vendosur në Miami, Florida. Ate prill 2021 ai ishtë në fazën kërkimore, dhe priste që brenda vitit të përmbyllte ëndërrën e tij për një zhvillim unik në fushën e kriptomonedhës. Tani ai ja ka dalë me sukses”, shkruan ajo.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës