Për ata që thonë se, 'Meta është njeri i amerikanëve'

Për ata që thonë se, 'Meta është njeri i amerikanëve'

Presidenti Ilir Meta

Gjykata Kushtetuese e ka caktuar relatorin e çështjes për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.Kërkesa është bërë nga Parlamenti pas vendimit të marrë me 104 vota “pro”, për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i kreut të shtetit. Sipas burimeve, relatori i çështjes së kreut aktual të shtetit Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese do të jetë Përparim Kalo.Pas vendimit të Parlamentit, Gjykata Kushtetuese ka tre muaj afat për të dhënë një vendim nëse Ilir Meta ka shkelur ose jo Kushtetutën.Pra në rast se argumentet e paraqitura nga raporti i Komisionit të Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Presidentit qëndrojnë ose jo.Gjykata Kushtetuese përbëhet aktualisht nga 7 anëtarë, ku Vitore Tushe edhe pse i ka përfunduar mandati qëndron në detyrë, deri në caktimin e pasardhësit.Për pranimin vendimit të Parlamentit nevojitet vota “pro” e pesë e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

De facto Ilir Meta është një i shkarkuar, edhe pse lart e poshtë prej ditësh po qarkullojnë fjalë kafenesh se “ai nuk shkarkohet, është njeri i amerikanëve”. Në Shqipëri, është bërë zakon, gjithmonë kur dikush nga kupola e lartë e shtetit, takon ndonjë ambasador amerikan apo të BE, thuhet se “ai është i amerikanëve” apo i “gjermanëve”. Por në rastin Meta, kjo nuk vlen fare. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte dhe mbetet iniciatore e vendosur e zbatimit të reformës në sistemin e drejtësisë, ndërsa Ilir Meta ka qenë dhe mbetet pengues sistematik i saj, ndaj ai kurrë nuk mund të jetë “i amerikanëve”. Faktori ndërkombëtar dhe veçanarisht ambasada e SHBA, ka qenë dhe mbetet e vendosur që në Shqipëri të mbizotërojë jo gjuha e urrejtjes krahinore dhe politike, kurse Ilir Meta ka mbi 2 vjet që nxit dhe shpalos ide dhe platforma të kundërta, ndaj ai, nuk mund të jetë “i amerikanëve”. Ambasada e SHBA, përgjatë gjithë muajit të fushatës zgjedhore dhe jo vetëm, bënte thirrje të vazhdueshme për Ilir Metën, “për të ulur tensionet, për të mos kaluar në njëanshmëri politike, për të ruajtur etikën”, ndërsa Ilir Meta bëri me ndërgjegje të plotë të kundërtën, ndaj ai nuk mund të jetë “i amerikanëve”.

Sulmet e paprecedentë ndaj zonjës Kim gjatë fushatës, dhe presionet indirekte se “rraketa dhe avionë ka edhe Rusia dhe Korea e Veriut”, ishin dhe mbeten një njollë turpi për kreun e shtetit, i cili ishte i errësuar nga mungesa e arsyes dhe logjikës. Dhe dihet se, ky njeri nuk mund të jetë kurrë “i amerikanëve”. Prej vitesh Ilir Meta ka qenë dhe mbetet objekt i skandaleve dhe dosjeve penale të Prokurorisë dhe Gjykatës, lidhur me një seri akuzash dhe denoncimesh për korrupsion dhe pasuri të paligjshme. Një njeri i akuzuar për korrupsion, nuk mund të jetë kurrë “i amerikanëve”. Ilir Meta mbetet njeriu më i akuzuar nga media në Shqipëri, dhe “fama” i ka vajtur deri në Departamentin Amerikan të Shtetit, ndaj ky njeri nuk mund të jetë kurrë “i amerikanëve”. Komisioni Hetimor Parlamentar, evidentoi me zë dhe figurë, dhjetra e dhjetra raste të shkeljes së ligjit dhe Kushtetutës nga Ilir Meta, derisa me 104 vota deputetësh, ai u shkarkua. Ndaj ky njeri kurrë nuk mund të jetë “i amerikanëve”. Të gjitha këto fakte, dhe shumë e shumë “bëma” të tjera, e kanë gozhduar keq Ilir Metën, dhe e bëjnë të pamundur vazhdimin e tij në detyrën e lartë të kreut të shtetit.

Njeriu që kurrë nuk pati një ditë pune si individ, njeriu që me makinacione të dyshimta u bë kryeministër me Nanon, dhe “hëngri bukë” dhe u pasurua frikshëm edhe kur Sali Berisha mori pushtetin 2005-2013, nuk mund të përfaqësojë vendin në postin e lartë të Presidentit të Republikës. Ata që thonë lart e poshtë pas shkarkimit nga Parlamenti se “Ilir Meta nuk shkarkohet, është i amerikanëve”, janë rrogëtarët e kafeneve që paguhen mirë nga njeriu që erdhi në politikë si shtangist, dhe do të largohet nga ajo, si milioner i akuzuar, hetuar dhe pse jo, një ditë edhe i dënuar nga drejtësia. Ndaj ky njeri kurrë nuk mund të jetë “i amerikanëve”…..

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cepanaku: 23/06/2021 15:26

    Na i shpifet me kete gorillen nga cepani,shkruani cfare te doni,por ju lutemi mos e ilustroni me kete fytyre karikature.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë