Për Bashën

Për Bashën
E njoh Lulzim Bashën vetëm nga larg. Asnjëherë nuk e kam takuar dhe nuk besoj se do ta takoj ndonjëherë. Vetëm po bëri ndonjë party në apartamentin e tij në katin e fundit, që e shoh përballë pallatit tim, mes pemëve, - që si unë i ka pasion, - plot gjelbërim ka mbushur gjithë tarracën e tij dhe për këtë hap individual e vlerësoj.
 
Me Lulzim Bashën opozita aktuale, historikja PD, ka bërë hapa përpara.  Në civilizim e qytetërim. Nuk është e përsosura, dhe të përsosur në Shqipëri, por jo vetëm, nuk ka. Por është konstruktive. Dëgjon dhe negocion. PD me Lulzim Bashën është më qytetare, dhe me këtë qytetari urojmë të vazhdojë.
Eshtë një moment i vështirë për PD-në, por do të rimëkëmbet. Do ta marrë veten dhe do të bëjë opozitën e duhur në këtë vend që për opozitë ka nevojë.
 
E kam vëzhguar me kujdes Lulzim Bashën, edhe bashkëshorten e tij në daljet në publik. Janë figura konstruktive, pozitive. Mjaft më me negativët që Shqipërinë e kanë mbajtur peng për kaq e kaq vite. Mjaft më me të dhunshmit, me ata që duan të kapin prej leckave e duan të varin njerëz në palma. Shqipëria ka nevojë për njerëz që njohin, që dinë, që protestojnë, që ndërtojnë. Për të mirën e vet dhe të gjithë Shqipërisë. Bëri mirë Basha që hodhi jashtë PD-së Xhenifer Lopezat e politikës, e donzhuanët e Peqinit. Jo vetëm Shqipëria, por askush nuk ka nevojë për ata e për ato.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Meritoni debat me Eglën: Luan rolin e viktimizimit, e shoh të revoltuar që nuk arriti ajo e para në finale

Meritoni debat me Eglën: Luan rolin e viktimizimit, e shoh të revoltuar që nuk arriti ajo e para në finale