Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin ‘’Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 27 dhjetor deri në 31 dhjetor) për të gjitha shenjat.
Duhet të kenë kujdes të gjitha shenjat me çështjet shpirtërore se cfarë ndodh këtë javë do avancojë deri në mars Prill të 2022” u shpreh ai
Dashi- Mundësi të reja në lidhje me çështjet e punës, disa lajme shumë të mira i merrni këtë javë, është java më e mirë e mundshme për çështjet madhore që keni këtë periudhë. Kujdes në vendimet që do të merrni, nëse s’jeni të sigurtë prisni edhe pak.
Demi- Do të fokusoheni më shumë në lidhje me çështjet e punës dhe para të pa marra se i prisni. Kjo periudhë është e mirë, ana financiare ka mjaft gjëra që ndikojnë pikërisht tani dhe vazhdimësinë që ata kanë është mundësi shumë e mirë në këtë periudhë.
Binjakët- Në lidhje me çështjet shpirtërore lidhjen me peshk dhe shigjetarë mos e lini pas dore. Ekonomia ndryshimet dhe ndikimet janë pozitive dhe mundësitë e reja që keni tani e tutje.
Gaforrja- Ka diçka shumë madhore në lidhje me ortakëri, në lidhje me shit-blerje. Në lidhje me çështjet shpirtërore, lidhja me peshk është idealja. Duke pasur parasysh në lidhje me cështjet financiare tani e tutje gjërat do të ndryhsojnë pozitivisht.
Luanët- Një ngritje në detyrë, një punë të dytë, diçka shumë të madhe nga një llotari, një lajm shumë të mirë në lidhje me një çështje ligjore të cilën do ta fitoni, momenti është tani.
Virgjëresha- Ndikimet me anën shpirtërore, lidhja me peshk, me binjakë, është dicka shumë pozitive sado që të grindeni janë grindje dashurie. Bëni një vizite në lidhje me shëndetin, sepse stresi i akomuluar bën punën e vet, ndikimet janë pozitive.
Peshorja- janë në qendër të vëmendjes përsa i përket kësaj jave, mundohuni të jeni vetvetja! Anashkaloni grindjet në cdo drejtim, mos merrni fjalë të huazuara. Në lidhje me çështjet e anës shpirtërore keni ndikime shumë pozitive.
Akrepi- këtë javë kanë dy mundësi kryesore shumë të mëdha , dokumentacionet keni përfitime shumë të mëdha.
Shigjetarët- Do të investojnë në biznesin e tyre, kanë në ndikim shumë pozitiv në këtë anë. Do të kenë disa shtesa në familje . Të palidhurit e kësaj shenje kanë një ndikim shumë të mrë sepse janë fajtorë në fakt, sepse kanë pasur gjëra të mira dhe I kanë shtyrë. Ekonomia dhe financat ‘as ka as mbarohet’ kështu ka qenë tërë jetën për ta.
Bricjapët- Nëse keni një çështje për të zgjidhur mos e përhapni shumë sepse edhe reklama e madhe të bën dëm. Ndikimet dhe favorizimet që kanë të bëjnw me çështjen tuaj ekonomike, udhëtimet por ka dhe dicka tjeter për ju, një lidhje do të ketë jo fejesë por martesë sepse keni shtesa.
Ujorët- Kanë një ndikim shumë të madh këtë përiudhë në anën ekonomike. Në cështjet shpirtërore keni pasur një problem të vogël para një jave por do të rregullohet. Ndërsa ekonomia ka marr një ngjyrë tjetër jeni në rritje jo në zbritje.
Peshqit- Keni ndikime ideale, është momenti perfekt për tu ngritur, është momenti juaj për të ecur përpara. Ekonomia dhe financat janë më pozitive se kurrë.