Bypassi i Gjirokastrës i lehtëson trafikun dhe i jep akses të lehtësuar lagjeve të Hazmuratit (lagja e dajave të nënës time), Pazarit të Vjetër, Dunavatit 1&2 dhe mbi të gjitha jep pamjen e pasme të kalasë së Gjirokastrës, deri sot e panjohur për publikun.
Parkingu poshtë sheshit të Çerçizi e kishte kthyer në pedonale gjithë Qafën e Pazarit.
Gjirokastra ka frymëmarrje. Edhe një person i moshës së tretë mund të lërë makinën në parking dhe të shijojë Qafën e Pazarit apo kalanë.
Kujtoj ambientalistët e opozitës që bënin muhabete si po shkatërrohej qyteti, e ku? Tek përroi ku kalon bypassi e që unë kur shkoja tek tezja në Dunavat, bëja gjunjët copë në atë humbëtirë duke mbledhur manaferra dhe po të rrëzoheshe nuk të gjente as qeni.
Gjirokastra ka një mal me punë për të bërë. Është një qytet dhe jo një lagje. Pa shpërfillur problemet e pronësisë. Dikur ishte një ndërmarrje me 200 punëtorë që kujdesej për rrugët e atij qyteti kurse shteti jepte kredi për mirëmbajtjen e shtëpive. Sot duhet t’ia dalë vetëm shteti. Shtëpitë që po rrënohen kanë konflikte pronësie.
Ka ardhur koha të shtetëzohen kundrejt dëmshpërblimit pronarëve gërnjarë, dhe t’ju jepen atyre që i zhvillojnë. Pasi nuk kemi të bëjmë me një pronë të thjeshtë por me pasuri kombëtare identitare.
Por Gjirokastra sot është vetëm 3 orë larg Tiranës dhe një qytet jo vetëm muzeal por i mirëfilltë turistik. Bravo Mirela, Bledar e Flamur!
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.6%
-
Gafë
50.7%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4948
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Festohet Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Gjirokastër 13- vjeçari i vetëm në garë
6 Janar, 08:33
-
Zjarr te Mitropolia Ortodokse në Gjirokastër, flakët e shkaktuara nga qirinjtë e besimtarëve djegin vendin e lutjeve (VIDEO)
5 Janar, 11:55
-
Gjirokastër/ Zjarri përfshin banesën në lagjen 'Palorto', shkak dyshohen skorjet e oxhakut të papastruar prej vitesh
4 Janar, 20:51
-
I riu përplas me makinë këmbësorin 81-vjeçar në aksin Këlcyrë-Përmet, aksidenti shkakton trafik të rënduar (EMRAT)
2 Janar, 14:34
-
Gjirokastër/ Lazaratasi i dehur përplas makinën e policit jashtë shërbimit, arrestohet 34-vjeçari pas aksidentit
2 Janar, 11:33
-
Mirësevjen 2025! Në Tiranë, spektakël fishekzjarresh e koncert në shesh! Atmosferë festive në çdo qytet! Shqiptarët kudo urojnë: Gëzuar!
31 Dhjetor 2024, 10:58
-
Dhunohen 30 varre në fshatin Kutal të Përmetit! Banorët njoftojnë policinë, kërkojnë ndëshkimin e autorëve
30 Dhjetor 2024, 15:36
-
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Shoferi humb kontrollin e makinës, përfundon në lumin Drino
30 Dhjetor 2024, 12:15
-
Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri, ministri Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi në kufi! Proda-vartësve: S'dua pengesa artificiale!
29 Dhjetor 2024, 12:12
-
Gjirokastër/ Po kalonte 5 emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, vihet në pranga 19-vjeçari pakistanez
26 Dhjetor 2024, 10:57
-
Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit
25 Dhjetor 2024, 15:50
-
Krishtlindja/ Urime për paqe dhe dashuri nga Gjirokastra
25 Dhjetor 2024, 12:00
Nga kultura nuk vjen asnjë gjë e keqe.Por kur kolegët i ke të'rëndë,mos të shkosh shumë lartë në kulfurë, sps ata shkojnë tsk xhepi.
Përgjigju