Arman Durmishi, për herë të dytë këtë sezon, është grumbulluar për një ndeshje zyrtare me Juventusin. 18-vjeçari, i cili është pjesë e kombëtares U-19 të Shqipërisë, është pjesë e listës me 23 futbollistë që ‘zonja e vjetër’ ka grumbulluar për ndeshjen që luante sonte në Europa League kundër Omonia-s në orën 21:00.
Për herë të parë Durmishi u grumbullua zyrtarisht nga Juventusi në sfidën e Seria A kundër Genoa-s, por qëndroi përgjatë 90 minutave në stol. Megjithatë ky është një sinjal pozitiv për futbollistin e Shqipërisë U-19, i cili po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë pranë skuadrës së parë të gjigantëve italianë.
Vazhdimësia e grumbullimeve tregon vlerësimin që Juventusi ka për potencialin e sulmuesit shqiptar, i cili synon të shfrytëzojë çdo mundësi për t'u afruar me debutimin në arenën e madhe.
Për futbollin shqiptar, Durmishi mbetet një emër për t'u ndjekur nga afër, me shpresën që hapat e radhës ta çojnë drejt një roli edhe më të rëndësishëm te Juventusi. 18-vjeçari sëbashku me Gabriel Kullën e Sassuolo-s shihen si e ardhmja e sulmit kuqezi në Kombëtare.










Komente
Komento