Për herë të parë kamp veror në Spaç, marrin pjesë të rinj nga vende të prekura prej diktaturës komuniste

Për herë të parë kamp veror në Spaç, marrin pjesë të rinj nga vende të prekura prej diktaturës komuniste

Angelo Massafra, Aqipeshkëv Shkodër

Në mjediset e ish-burgut komunist të Spaçit do të realizohet kampi i parë veror me pjesëmarrjen e të rinjve nga disa vende europiane të prekura nga diktatura komuniste, si Shqipëria, Gjermania, Ukraina, Polonia dhe Bullgaria.

Nga data 28-deri në datë 31 gusht, për pesë ditë radhazi pjesëmarrësit e vendeve të ndryshme europiane që kanë vuajtur nën thundrën e komunizmit, do të qëndrojnë së bashku dhe do të mësojnë më shumë nga eksperiencat e njëri-tjetrit, për të ecur së bashku drejt horizonteve europiane. Në aktivitet morën pjesë autoritete të larta fetare dhe civile, Imzot Angelo Massafra, Aqipeshkëv në Shkodër-Pult rrëfen më tepër për këtë kamp veror. 

Është një angazhim që për vite jemi duke e bërë së bashku me disa miq nga gjermania, pikërisht për të vlerësuar këtë burg, ku kanë qenë mijëra njerëzit që kanë vuajtur në mënyrë të jashtëzakonshme. Midis tyre ka shumë martirë, kardinalë, që kanë rrezikuar në Revoltën e 73-it, prandaj jemi angazhuar që mos të prishet ky burg dhe jemi angazhuar edhe duke mbajtur një roje. Në maj ishim në përkujtim të Revoltës së grevës, që bënë këta të burgosur për një arsye, sepse është gjynah që të harrojmë të kaluarën. Kujtimi i së kaluarës nuk është për të pasur inate edhe as urrejtje. Kam takuar edhe meshtarë që kanë qenë në burgje dhe asnjë s’ka pas idenë për t’u hakmarrë. Ka shumë ish-të burgosur që e kërkojnë drejtësinë, është e drejtë e tyre. Ky angazhim, ky kamp veror është i drejtë, që të vijnë të rinj nga të gjitha vendet që kanë pasur kampe të tilla. Këto nisma bëjnë që të kemi edhe komunikim midis këtyre të rinjve që kanë vuajtur këto gjëra. Por nga ana tjetër në kërkojmë dhe shpresojmë nga shteti, që të angazhohet, që të rrethohet edhe të mbahet, të jetë edhe një nxitje se vetëm me mirëkuptim, me dashuri edhe me djersë mund që të ndërtojë një shtet siç duhet, modern.

 Angelo Massafra, Aqipeshkëv Shkodër

Imzot Ludwig Schick, Arqipeshkëv i Dioqezës Bamberg në Gjermani dhe njëherësh kryetar i Bordit Drejtues të Fondacionit Maximilian Kolbe, shprehet se shoqëria shqiptare nuk duhet që të harrojë të shkuarën e saj. 

Jam shumë i bindur se është shumë e rëndësishme, që shoqëria shqiptare mos ta harrojë historinë e së shkuarës së saj. Edhe në këtë kuadër muzeumi është një pjesë shumë e rëndësishme e kujtesës historike. Ndaj edhe mendoj se muzeumi burgu i Spaçit është shumë e rëndësishme për historinë e Shqipërisë, që do të na ndihmojë që të ardhmen mos të përsëriten gjëra të tilla. Besoj se muzeumi i Burgut të Spaçit do të jetë një tregues i së shkuarës shumë më të dhimbshme që ka kaluar populli shqiptar, por edhe një kujtesë që gjëra të tilla mos të përsëriten... Besoj se në këtë kuadër bashkëpunimi gjermano-shqiptar është shumë i rëndësishëm për të qenë pjesë e bashkësisë europiane. Bashkimi Europian ndërtohet duke mësuar nga e kaluara edhe mësimet e nxjerra duke i vënë në funksion dhe në zbatim të një të ardhmeje më të mirë.

Imzot Ludwig Schick

Jorg Luer, zv. president i Fondacionit Maximilian Kolbe dhe sekretar i Përgjithshëm i Komisionit Drejtësi dhe Paqe të Gjermanisë, thotë se ky burg meriton të ketë vëmendjen e duhur. 

Spaçi është një vend që simbolizon një vuajtje të tmerrshme edhe të thellë, edhe si i tillë, meriton gjithë vëmendjen dhe respektin e duhur. Kur e vizitova për herë të parë Spaçin të them të drejtën u trondita edhe më la një shije të keqe i gjithë ai shkatërrim që kishte ndodhur atje. Edhe vetvetiu m’u krijua përshtypja se kjo është një pasqyrë e perceptimit dhe mënyrës sesi populli shqiptar e ka trajtuar të kaluarën e tij. Por do të thosha se Spaçi nuk është vetëm një destinacion, një vend konkret, por është simbol i mijëra vendeve të tilla të vuajtjeve që ndodhen në vendet e Europës. Nga përvoja kemi mësuar që është shumë e rëndësishme që të kujdesimi për vendet e vuajtjeve, dhe duhet që t’i ruajmë që t’u shërbejnë pajtimit shoqëror. Kjo është një proces e ndërtimit të Europës, edhe unë do t’ju thoja shqiptarëve, që në këtë proces nuk janë vetëm. Ashtu siç nuk jemi vetëm as ne, sepse kemi njëri-tjetrin.

 Jorg Luer, zv. president i Fondacionit Maximilian Kolbe

Luigji Mila, kryetar i Shoqatës muzeumi i Burgut të Spaçit flet për rëndësinë e këtij kampi veror në Burgun e Spaçit

Shoqata “Muzeumi i Burgut të Spaçi"t është e vetmja e këtij lloj në Shqipëri. E themeluam para katër vitesh, kur pamë sesi po degradonte ky burg. Menduam se një shoqatë e tillë do të tërhiqte vëmendjen e instancave shtetërore edhe të tërhiqte vëmendjen e donatorëve. Që nga dita e themelimit kemi organizuar disa aktivitete. Ky sumer camp nuk është vetëm me pjesëmarrës nga Shqipëria, por edhe nga Gjermania, Ukraina etj. Mendojmë që të kemi një diskutim të fortë pas vizitës që do të bëjmë në Spaç, me qëllim që këtë vend ta mirëmbajm edhe ta kthejmë në muzuem. Kur e pamë në fillim ka qenë drejt degradimit, një muaj më parë kemi vendosur një roje. Fakti që në vitet ‘90 u braktis nga shteti tregon shumë për vëmendjen që shteti ka ndaj burgut të Spaçit, por edhe burgjeve ish-komuniste në përgjithësi. Është një qasje e çuditshme, sepse ndoshta disa gjurmë duan që t’i zhdukin edhe pse janë të pazhdukshme, se janë në mendjen edhe shpirtin e popullit shqiptar. Por në fund të fundit është një neglizhencë.

 Luigji Mila

Aktiviteti 5-ditor është organizuar nga Shoqata “Muzeumi i Burgut të Spaçit” në bashkëpunim me Komisionin Drejtësi dhe Paqe të Shqipërisë, me mbështetjen e organizatave gjermane Renovabis dhe Fondacionin Maximilian Kolbe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja