Për herë të parë, lexim publik i dosjes së Gëzim Peshkëpisë: Jam tronditur, mësova tradhëtinë e njeriut të besuar

Për herë të parë u bë leximi publik i dosjes së një ish- të përndjekuri nga Sigurimi i Shtetit gjatë regjimit komunist në Shqipëri. Bëhet fjalë për dosjen e Gëzim Peshkëpisë. Gëzim Peshkëpia është dënuar me tetë vite burg për agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit në fushën e artit edhe të kulturës në vitin 1975. Moderimi i leximit të dosjes u bë nga ekspertja e OSBE-së, Edlira Agolli në praninë e historianes Nevila Nika, përfaqësuesit të Autoriteti për Informim për Dosjet e Sigurimit të Shtetit, Selami Zalli dhe vet Gëzim Peshkëpisë.

Vendim për të marrë në përpunim paraprak për agjitacion dhe propagandë Gëzim Manush Peshkëpinë... Lindur në 1940 në Tiranë, rruga “Jani Vreto”, me arsim të mesëm dhe me punë saldator... I ati është arrestuar edhe pushkatuar me rastin e hedhjes së bombës në Ambasadën Sovjetike. Ky vet pasi ka shkruar shkollën e mesme është emëruar arsimtar në shkollën e Lushnjes, detyrë të cilën nuk e ka kryer vetëm një vit, pasi është thirrur për të kryer detyrën ushtarake. Pas mbarimit të ushtrisë është kthyer në Tiranë dhe është fut në ndërmarrjen e ndërtimit, ku mësoi punën si saldator....

Edlira Agolli, eksperte e OSBE-së

Deri këtu ka shumë pasaktësi dhe është pak si e çuditshme për armën vigjilente të sigurimit, që të ketë pasaktësi të tilla. Unë nuk kam shkuar ushtar nga Lushnja një, motra për të cilën bëhet fjalë nuk është motra, por kushërirë. Çudi që ka gjithë këto dizinfromime.

Gëzim Peshkëpia

Raport. Në bisedën Gëzim Peshkëpinë, i tha se: Kam shumë besim tek ti, këtë ma ka thënë edhe Andoni që ka konsideratë për ty. Unë deri tani kam menduar se këta nuk ka vdekje kurrë, por tani kam bindjen se shumë shpejt do të mbarojë çdo gjë. Mund të besoja, por që vret veten Mehmet Shehu, këtë nuk mundet që ta besoja...Por më përpara të kishte vrarë atë të parin, se ai është shkaktari i të gjithëve këtu tek ne..., tha me ironi Gëzimi... Nëse vërtetohen të dhënat, të kalojë Peshkëpia në 2A (ekzekutimi).

Edlira Agolli, eksperte e OSBE-së

Për fat të keq duhet që të them se unë nuk gjeta, edhe këto m’i japin indirekt që të kuptoj se kush ishte i penduari. Por raporte të hollësishme të tjera, që përmbaheshin, një copë letër të mbërthyer në dosje, unë këto nuk i gjeta. Këto ishin mangësi.

Gëzim Peshkëpia, ish- i përndjekur

Nga një lexim i vëmendshëm i raporteve, nga i penduari ka disa raporte. Se ky bashkëpunëtorë, që ka cilësitë më të këqija të njeriut, e ka renduar shumë Gëzimin.

Selami Zalli, historian dhe jurist

Por, cilat janë pasojat e leximit të kësaj doje nga Gëzim Peshkëpia?

Të them të drejtën leximi i dosjes të krijon emocione të papërshkueshme. Unë dua që të veçoj rastin e një personi, që i kisha besuar edhe biseda që nuk bëheshin me çdokënd, por me një rreth shumë të ngushtë, ai zhgënjim që pësova nga ky njeri më ka tronditur edhe më ka lënë net pa gjumë. Kjo vazhdoi deri disa muajsh, kur unë se dija akoma me kë kisha të bëja. Vazhdoja shoqërinë familjare, me një grup mes katër apo pesë shokësh që kishim qenë në burg, i preva marrëdhëniet me të, por nuk është vetëm ky që më shkaktoi zhgënjimin, ka dhe persona të tjerë. Pati një kosto jo të paktë tek unë. Dosja më shkaktoi edhe zhgënjimin tjetër se mendoja se do të gjëja materiale shumë, por veç punës korrekte të nëpunësve të tjerat ishin me të vërtetë për t’u dëshiruar, që të jenë akoma më të plotësuara. Nuk gjeta as një të dhjetën e asaj që kisha imagjinuar. Nis ndjekja operative në vitin 1969, dhe deri në tetor të vitit1975, kohë që unë u arrestova, nuk gjenden më shumë se dy muaj. Pjesa tjetër është e zhdukur, se kush ka pasur interes këtë, nuk jam në gjendje që t’i shpjegoj. Do të ishte me më shumë vlerë nëse do kisha pas më shumë njohuri rreth përndjekjes sime dhe dosjes së babës, që nuk ka asnjë gjurmë të saj, për të gjendet vetëm një proces false. Asgjë më shumë. Dalin indirekt pjesë kur janë vëzhguar.

Gëzim Peshkëpia, ish- i përndjekur

Dosja që u lexua e Gëzim Peshkëpisë nuk ishte e plotë, sepse sipas historianëve Nevila Nika dhe Selami Zallës, dokumentet janë asgjësuar në bodrumet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës